Categories: Uncategorized

Kapet me drogë shoferi i kryebashkiakes së PS-së, njëkohësisht është edhe nipi i saj

Procedohet penalisht Arben Bufi, 35-vjeç, nipi i kryetares së bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi.

Bëhet e ditur se 35-vjeçari, i cili është edhe shofer i bashkisë së Roskovecit, është proceduar pasi është kapur me drògë.

Mësohet se droga është gjetur në makinat e bashkisë që përdorej për transportin e kryetares Majlinda Bufi gjatë ushtrimit të detyrës. Nuk dihet ende lloji dhe sasia e drògës që është gjetur në makinën e Bufit.

Ndërkohë deri më tani në lidhje me këtë ngjarje nuk ka asnjë prononcim nga policia e Fierit dhe nga vetë kryebashkiakja Bufi.

Në një njoftim më herët gjatë ditës, Policia e Fierit informoi për procedimin e 35-vjeçarit dhe disa personave të tjerë, si dhe tre arrestime lidhur me vepra penale në fushën e narkotikëve.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit: I. A., 20 vjeç, banues në Lushnjë. K. B., 29 vjeç, banues në Roskovec. D. V., 19 vjeç, banues në Mallakastër. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit nga policia në automjetet që këta udhëtonin, ju gjetën doza me lëndë narkotike kanabis, gati për shitje.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 5 shtetasve të tjerë A. B. 35 vjeç; R. B., 20 vjeç; G. B., 22 vjeç; F. Sh., 20 vjeç dhe O. Sh., 30 vjeç, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 automjete dhe lënda narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ dhe ‘Nxitja për përdorimin e drogës’”, njoftoi policia.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago