Policia e Korçës ka arrestuar 2 persona duke finalizuar operacioni antidrogë i koduar “Pazari”.
Sipas policisë, H. T., 31 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq dhe K. Z., 18 vjeçe, banuese në fshatin Pojan, Maliq ushtronin aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në një lokal të qytetit.
None found
Gjatë kontrollit në lagjen nr. 8, në zonën e “Pazarit të Vjetër” në Korçë, iu gjetën 73 doza dhe 77 gr lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 30 kapsula metadoni dhe 1 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu gjatë verifikimeve të mëtejshme, rezultoi se këta shtetas në lokalin në përdorim të tyre kishin një punonjëse të paregjistruar në skemën e sigurimeve.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”; “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Punësimi i paligjshëm”.
Më pak se një muaj pas prezantimit zyrtar si koncept, Porsche Mission S është parë në pistën e famshme Nürburgring…
Përplasjet e vjetra politike brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë rikthyer në vëmendje pas deklaratave të ish-presidentes së Kosovës,…
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës futbollistët Edon Zhegrova dhe Veldin…
Ndërsa na ndajnë edhe disa orë nga ndeshja që do të vendos fatet për kryesimin e Grupit 1 në Ligë…
Boksieri shqiptar, Ardian Krasniqi, ka shënuar një tjetër fitore në karrierën e tij profesioniste, duke triumfuar në mënyrë spektakolare ndaj…
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabul, kur autoritetet talibane të Afganistanit ua ndaluan…