Categories: Uncategorized

Kanë një muaj që nuk shohin prindërit, ish-deputeti i kushton postim prekës nipërve në Itali

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale, që i dedikohet nipit dhe mbesës së tij, që janë në Itali, dhe prej një muajsh nuk takojnë prindërit e tyre që janë në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit.

Vajza e Dokles së bashku me bashkëshortin e saj janë të dy mjekë, dhe gjenden në një nga spitalet me numrin më të lartë të pacientëve të prekur me Covid në Itali.

Duke iu referuar nipit dhe mbesës së tij, Dokle iu kërkon atyre që të jenë të detyruar dhe që të mos mërziten, pasi shumë shpejt mjekët në të gjithë botën do ta mposhtin virusin, dhe më pas gjithçka do të kthehet në normalitet.

Postimi i plotë i Dokles:

MIREMENGJES, SARA DHE RUBEN!

Ndoshta akoma nuk jeni zgjuar, por gjyshi nuk duron me gjate per t’u pershendetur. E di qe jeni merzitur; u be me shume se nje muaj qe nuk dilni, nuk shkoni ne shkolle, nuk takoheni me shoket dhe shoqet, dhe, kryesorja, nuk takoni dot mamin dhe babin, sepse ata vazhdojne punen ne spital, perpiqen te shpetojne te semuret. Epo, mire, te pakten flisni ne skajp, apo jo?

Por mos u merzitni! Mami Manjola dhe babi Arviti, bashke me mijera mjeke te tjere, ne Itali dhe ne bote, do ta mundin coronavirusin dhe semundjen e mallkuar. Dhe ju…do te vini perseri me pushime ne Shqiperi, do shetisim bashke e do hame pica te Pazari i ri, bashke me nana Qefseren, do shkojme ne Shkoder te hame tave krapi me nana Hyrin, do shkojme perseri ne bjeshket e Gores te shihni fshatin e gjyshit, pastaj do zbresim poshte, ne Prizren e do pime uje te cezma e Shadrivanit.

Thone se kush pi ate uje fatsjelles nuk e ze asnje semundje. Pastaj do te shkojme perseri ne Sarande, do zhytemi ne ujerat e Jonit, ndersa ne mbremje, do shikojme perendimin e diellit. Ja, edhe pak, edhe pak dhe do ta fitojme kete lufte! Dhe Ju do te jeni krenare per mamin dhe babin qe u perkushtuan aq shume per jeten e njerezve!

Ju puc shume, shuuuume!

të fundit

Hapja e 4 kapitujve të tjerë të negociatave, Spiropali: Tjetër moment i rëndësishëm drejt Evropës

Shqipëria do të mbajë më 16 shtator Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ku do të hapen edhe 4…

16 minutes ago

PS nis punën për ndryshimin e Rregullores dhe ndarjen e komisioneve! Peleshi thërret krerët e grupeve parlamentare! Ç’pritet të ndodhë javën e ardhshme?

Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…

38 minutes ago

I dehur në timon, tenton të korruptojë efektivin e Rrugores, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…

1 hour ago

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

2 hours ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

2 hours ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

3 hours ago