Categories: Uncategorized

“Kanë abuzuar në grup”, vëllai i 15 vjeçares tregon se si e mori videon e aktit të turpshëm

Vëllai i 15 vjeçares ka zbuluar të tjera detaje tronditëse nga përdhunimi i të motrës, ku tha se fotot e saj ishin shpërndarë në të gjitëh zonën madje dhe vetë tek ai, e pavarësisht kësaj askush nuk reagonte.

I ftuar në emisionin “Me zemër të Hapur”, ai tha se kishin dëgjuar fjalët që qarkullonin në lagje, por historinë e kishte besuar pasi video i kishte shkuar edhe atij vetë.

Të lidhura

None found

I riu tregon se e motra ishte abuzuar në grup nga 65-vjeçari dhe tre personat e tjerë, të cilët e merrnin me makinë nga shkolla dhe e dërgonin në një magazinë të vjetër, rreth 2 kilometër më larg.

“Familja e tij është në rregull, por ky jo. Kur kanë dalë foto kemi takuar djalin e tij. Na vinin fjalë, qarkullonin fjalë në lagje se ky filloi duke shkuar parrulla në 2 të mëngjesit, por i besuam kur pamë fotot.

Motra nuk fliste kur e pyesnim, tani në fund ka treguar të gjithë të vërtetën dhe në komisariat. Mua më mbërriti video dhe në telefonin tim dhe u zura me motrën. Ajo doli dhe kërkoi ndihmë nga një patrullë, aty u arrestua 65-vjeçari dhe më pas të tjerët ditën tjetër. Videot ja kanë bërë fshehtas. Motrës nuk i kanë shkuar videot se nuk ka pasur telefon.

Abuzohej gjatë paradites, aty e merrnin me makinë, roja ja çonte të tjerëve me makinë. Na ka marrë dhe mësuesja në telefon që kishte munguar një javë, por ajo nuk tregonte vetëm qante. Nuk fliste me ne sepse i kishin bërë presion që do të shpërndajmë foto nëse flet me njeri. Familjen e tij e kemi lajmëruar që prej një muaji. Ata e besuan djali i tij e dinte, e ka nxjerrë nga shtëpia. Ai vetë thoshte që kanë qenë djemtë të tjerë dhe jo ai.

Motra ka treguar se e kanë abuzuar në grup, fillimisht roja pastaj të tjerët. Ky i shtynte. Këto veprime janë bërë në një magazinë rreth 2 kilometër larg nga shkolla. E kanë marrë me makinë. Ngjarjen e dinte e gjithë lagjja, shkolla e gjithë zona. Këtë e kanë denoncuar edhe banorë të tjerë më parë, por nuk është marra parasysh sepse rrinte bënte muhabet me patrullën”, tha ai.

të fundit

“Arbana Osmani personi që më ka zhgënjyer, tjetër në ekran, tjetër në realitet”/ Pas deklaratave të Ori Nebiajt, vjen reagimi i moderatores

Debati mes Arbana Osmanit dhe Ori Nebiajt duket se ka marrë një tjetër zhvillim, këtë herë përmes rrjeteve sociale. Pas…

2 minutes ago

Ballkani Perëndimor pritet të përfshihet në roamingun pa tarifa shtesë të BE-së

Qytetarët e Kosovës dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor mund të përfitojnë së shpejti nga përdorimi i telefonisë…

6 minutes ago

Krimet e luftës në Kosovë, drejtësia ende nuk ka përmbushur pritshmëritë

Gati tri dekada pas luftës në Kosovë, e cila la rreth 10 mijë viktima civile, vetëm 77 persona janë dënuar…

6 minutes ago

Bardhi akuzon kreun e SPAK për favorizim të Ballukut dhe zbulon klinikën ku ajo, sipas tij, shpenzoi mijëra euro për estetikë

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzon kreun e SPAK, Klodian Braho se është bërë peng i lejeve të…

14 minutes ago

81-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet në Durrës

Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 19:12, në lagjen nr. 14, Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen K. Gj., 26 vjeçe, ka…

14 minutes ago

Rezultati nuk pasqyron ndeshjen”, Nevil Dede i drejtpërdrejtë: Kasa shënoi dhe tani do të presë flokët

Egnatia tregoi veten kundër Vorës, 5 – 1 në Rrogozhinë, 3 pikë të rëndësishme që i shkëpusin ndjeshëm nga Teuta…

24 minutes ago