Categories: Uncategorized

Kalo ngre alarmin: Janë shtuar shtrimet e të rinjve në spital

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo duke kujtuar sot se virusi nuk po njeh moshe, madje jane shtuar shtrimet e te rinjve ne spital e humbjet e jeteve, ka dale sot me nje mesazh te forte per mosrespektimin e rregullave te kerkuara.

Ai vecon mosmbajtjen e maskes ne autobuse, duke e quajtur kete nje sjellje teper te rrezikshme.

Mesazhi i Kalos

KOHË KOVIDIANE….18.08.2020….KONTROLLET e Policisë Bashkiake në Tiranë nëpër autobuzët urbanë, sa për të dërguar foto te superiorët se gjoja aty zbatohet mbajtja e maskave nga të gjithë udhëtarët, NUKU i vlejnë askujt NËSE ato fshehin realitetin…..RËNIA në kënaqësi dhe mos marja e masave NUKU i shërbejnë përballjes së suksesëshme me SFIDËN ndaj Sars-Cov2/Covid-19….

UNË jam përdorues i rregullt i këtyre linjave, dhe ajo që shoh tregon se jo pak individë, POR sidomos të grup-moshës 18-35 vjeç hynë në këto autobuza pa maska….Njëkohësisht jo pak prej tyre vrëngosen kur u kërkon të rinë pak të distancuar nga të tjerët, pa përmëndur edhe paedukatësinë e tyre në motivimin e kësaj sjedhje të rrezikshme për ata/ato vetë ose për të tjerët rreth tyre….

Agjensitë e lajmeve shprehen prej shumë ditësh e në shumë gjuhë të Botës se: “Një nga arësyet e shtimit të rasteve të infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19, është mos zbatimi i rregullave bazë të distancimit fizik, mbajtjes së maskave në mjedise të mbyllura apo aty ku nuk është e mundur respektimi i kësaj distance nga moshat reja.”….

NË Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT ose në Spitalin Covid-19 janë shtuar rastet e shtrimeve të të rinjve si edhe humbjet e jetës prej tyre…..

Infeksioni nga Sars-Cov2/Covid NUKU po njeh më moshë prekje si dhe marje jete……Reagimi ynë si qytetarë NUKU mungon por LIGJIN në këtë rast DUHET ta zbatojnë organet Ligjzbatuese, ku hyn edhe POLICIJA BASHKIAKE duke mos i lejuar vijimin e udhëtimit këtyre shtetasve të pa bindur, për të evituar ndërkohë përplasjet verbale dhe ndoshta edhe fizike në mes të qytetarëve, të cilët udhëtojnë në këto linja të qarkullimit urban…..

PUNË sa për t’u dukur boll janë kryer në këto 30 vite DEMON-KRACI…..FLITET për të mbrojtur jetët tona nga një rrezik i mundshëm infektimi në këto linja urbane, prej individëve të PANDËRGJEGJËSUAR…..ACT NOW!!!

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

7 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

7 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

8 hours ago