Presidenti Ilir Meta ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka thënë se si kreu i shtetit, do të kthejë çdo ligj që është antikushtetues.
Meta u shpreh se Shqipëria rrezikon rritje të borxhit publik, duke shtuar se mbetet ende problem ekonomia në rënie dhe gjithashtu ekonomia që është informale.
“Duhet që të mbështesim biznesin e vogël. Dua të tërheq vëmendjen mbi faktin se kemi një borxh të lartë publik dhe borxhi po rritet gjithmonë e më shumë. Huamarrja duhet që të kontrollohet. Po ashtu, duhen mbrojtur më shumë ushqimet dhe mjedisi të mbrohet gjithashtu. Kemi borxhe të mëdha, po ashtu edhe shumë persona punojnë jashtë ligjeve.
Kjo sjell një treg të pasigurt si dhe mund të sjellë rritje të mos-stabilitetit politik e ekonomik të vendit. Dubhet të mbrojmë interesin publik dhe financat e shtetit. Do kthej çdo ligj antikushtetues. Duhen të mos lihen hapësira në ligje që rrisin korrupsionin. Interesi publik duhet vënë mbi të gjitha”, deklaroi Meta.
Ish-ministrja socialiste Olta Xhaçka është paraqitur pak më parë në Prokurorinë e Posaçme. Lajmi konfirmohet për BalkaWeb nga gazetarja Klodiana…
Katër persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë nga policia, pas protestës së zhvilluar…
Shqipëria ka sot një perspektivë të dyfishtë drejt Kampionatit Botëror. Përveç shpresave që Kombëtarja të jetë pjesë e fazës finale,…
Qeveria shqiptare, është skualifikuar nga Ministeriali i Energjisë së BE-së. Në një vendim të datës 18 dhjetor, ky ministral ka…
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit, i njohur si “Shemi”, vokalisti i…
Mëngjesin e kësaj të marte në orën 10:00, Sekretariati i Etikës, do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e Partisë…