Categories: Uncategorized

“Ka bërë gabime”, mjeku Erion Dasho thirrje Ministrisë së Shëndetësisë

Eksperti i Shëndetit Publik, mjeku Erion Dasho me një postim në rrjete sociale thotë se i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor ka ngecur në rrjetën e COVID-it.

Dasho i bën thirrje ministrisë së Shëndetësisë që të analizojnë sipas tij “gabimet që ka bërë gjatë epidemisë”.

POSTIMI I PLOTE

NJË RAJON NË KAOS!

Nuk është vetëm Shqipëria! Të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë ngecur në rrjetën e COVID-it.

Të pesë vendet e rajonit (gjashtë së bashku me Kosovën e cila nuk raportohet e veçuar në statistikat ndërkombëtare) radhiten në Top 10 të vendeve europiane si bazuar në numrin e rasteve të reja për 1 milion banorë, ashtu edhe bazuar në numrin e vdekjeve ditore për 1 milion banorë.

Çuditërisht, të njëjtat vende i bashkoi një fazë e parë e epidemisë ku aplikuan masa të ngjashme të karantinës dhe i mbajtën treguesit e epidemisë në vlera minimale. Natyrisht e shoqëruar kjo me mburrje dhe autolëvdata krysisht nga klasa politike për “suksesin në menaxhimin e epidemisë”.

Ndonëse vendet tona janë në faza të ndryshme të procesit të integrimit europian, për shkak të situatës së COVID në rajon sot ne gjendemi të izoluar nga pjesa tjetër e Europës dhe me të drejtën për lëvizje të lirë të pezulluar.

NË VEND QË TË SHQETËSOHEN PËR SHËNDETIN, JETËN DHE TË DREJTËN E FITUAR ME AQ MUND TË LËVIZJES SË LIRË, UDHËHEQËSIT POLITIKË TË VENDEVE TONA JUSTIFIKOHEN ME “FATIN E KEQ TË PËRBASHKËT PËRBALLË VIRUSIT”!

NË ASNJË VEND NUK JANË BËRË ANALIZA SERIOZE QË TË ANALIZOJNË GABIMET QË E ÇUAN GJENDJEN NË KËTË PIKË!

PËR NE SI SHQIPTARË, PAK RËNDËSI KA QË MAQEDONIA E VERIUT, SERBIA APO BOSNJA NDODHEN NË TË NJËJTËN SITUATË SI NE!

SHQIPËTARËT NUK KANË SYNUAR ASNJËHERË TË BËHEN SI BOSNJA APO SËRBIA! ASPIRATA JONË POLITIKE, EKONOMIKE DHE SOCIALE KA QËNË DHE MBETET EUROPA PERËNDIMORE!

KA ARDHUR KOHA QË MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE KOMITETI I EKSPERTËVE TË ANALIZOJNË GABIMET E BËRA GJATË EPIDEMISË SË COVID DHE T’A RIKTHEJNË SHQIPËRINË NË KURSIN EUROPIAN!

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago