Categories: Uncategorized

Jozefina Topalli akuza të rënda opozitës: Ka bërë marrëveshje të fshehur me qeverinë

Jozefina Topalli ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku akuzon opozitën se ka bërë marrëveshje të fshehta me qeverinë për të ruajtur karriget.

Sipas ish-kryeparlamentares, pragu i dyfishtë është përpjekje e shëmtuar dhe që del kundër vullnetit të qytetarëve.

Të lidhura

None found

Postimi i Plotë

– Pragu elektoral i dyfishte eshte perpjekje e shemtuar kundra vullnetit te qytetareve qe duan ndryshim.

– Heshtja e opozites ndaj propozimit te Rames per prag shtese , konfirmon marreveshtjet e fshehta me qellim ruajtjen e karrigeve te kryetareve.

Ndryshimi i sistemit elektiral nuk eshte gje e keqe ne vetvete.- ai mund te permiresohet- por eshte e demshme kur ndryshon vetem pak muaj para zgjedhjeve dhe kur ne permbajtje redukton mundesine e perfaqesimit te qytetareve qe kerkojne ndryshim.

Ne cdo sistem electoral pragu eshte kyq.
Eshte nje nder tre elementet qe konsiderohet faktor vendimtar ne kushtet elektorale, ndaj te cilit duhet treguar vemendje ne menyre qe te evitoje manipulimin ne favor te partive qe kane bere monopol jeten politike.

Sistemi me prag te dyfishte eshte i mire per tre kryetaret e partive,por eshte i keq per parlamentin dhe demokracine.
Llogarite politike te kryetareve e bene pragun axhende personale te tyre duke bere nje prapaktheu te rende .

Pragu electoral eshte nje ndër mekanizmat baze per perjashtimin e perfaqesimit ne parlament te votuesve qe jane kundra skenes se vjeter politike.

Ne kemi nje sistem elektoral rajonal i cili ka nje prag informal rajonal.
Vendosja me ligj e nje pragu te dyte elektoral kombetar eshte mbyllje hermetike e sistemit te vjeter te kryetareve;
Pragu i ri i propozuar nga PS ne dakordesi me Kryetarin e opozites permes heshtjes se turpshme eshte goditja me e madhe qe i behet demokracise shqiptare me ligj.

Ky rast bie ne kundeshtim me praktikat e mira te Komisionit te Venecias sikurse edhe me vendimet e Gjykates se Strasburgut,qe per nje ceshtje te tille ka vendosur ..” qe pragu elektoral nuk mund te ndryshohet ne nje vend pa Institucione te konsoliduara.. dmth pa Gjykate Kushtetuese”.

Te kesh sistem proporcional rajonal me pragun perkates si Spanja e t’ i shtosh nje prag tjeter nacional , dmth ta besh me dy pragje te con drejt modeleve te Lukashenkos, qe mbreteron prej 30 vitesh.

Pragu dyfish i propozuar eshte paradhoma e cimentimit te nje sistemi autokratik, kundra interesit te qytetareve dhe kundra ndryshimit te mundshem.
Heshtja e lulzim Bashes per propozimin e vendosjes se pragut te dyfishte nga Rama eshte konfirmim tjeter i lojes hileqare te tyre , sikurse eshte konfirmim i marreveshtjeve te fshehta ne kalkulim te politikave personale e karrigave te tyre dhe kundra interesit te qytetareve!

të fundit

Kosovo Customs seizes cigarettes and sweets suspected of containing cannabis in a postal package

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve doganore në një dërgesë postare, kanë zbuluar kanabis. Gjatë kontrollit të dërgesës,…

29 seconds ago

Qorroli calls for prosecutor Hamza to be held accountable over Arlinda Zekaj case: She had sought protection

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorroli, ka kërkuar llogaridhënie nga prokurorja Suada Hamza për trajtimin e rastit të Arlinda Zekaj.…

54 seconds ago

What policy toward Kosovo might the Student List pursue after its victory?

Aleksandar Vuçiq e pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke thënë se pret që Lista Studentore…

1 minute ago

Kamberi and Sinani: Albanian Coalition wins two seats and aims for a third

Në postimet e tyre në Facebook, të dy thanë se koalicioni ka marrë 27.230 vota, duke e cilësuar rezultatin si “arritje…

2 minutes ago

LDP calls for the reinstatement of VAT on fuel and advises citizens to fill up tonight

Partia Liberale Demokratike në RMV (PLD) ka lëshuar një deklaratë duke reaguar ndaj rritjes së paralajmëruar të çmimit të derivateve…

2 minutes ago

Vuçiç u largua nga pushteti/ Majko: E ktheu Serbinë në një shtet ku u përdorën ligjet për të konsoliduar interesat e krimit të organizuar!

Ish-kryeministri Pandeli Majko ka reaguar me një koment për Aleksandër Vuçiçin, duke e cilësuar largimin e tij nga pushteti si…

13 minutes ago