Categories: Uncategorized

“Jo për Ilir Metën”, Kryemadhi tregon pse do jetë në shesh më 2 mars

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se më 2 mars, ditën që Presidenti Ilir Meta ka thirrur mbajtjen e një manifestimi mbarëkombëtar me qytetarët, do të jetë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por jo për Ilir Metën si President, as për shkeljen kushtetuese që ka bërë Rilindja dhe Edi Rama.

Nga Vlora në takim me strukturat e partisë është shprehur se do të jetë në Bulevard për të treguar se e gjithë historia e rilindjes që ka ndërtuar dhe gjithë fabula dhe përralla mashtruese e Rilindjes dhe Edi Ramës që ka ndërtuar për Shqipërinë, jo vetëm që është një mashtrim i madh për shqiptarët, por është një mashtrim i madh edhe për ndërkombëtarët.

Të lidhura

None found

Fjala e plotë

Duke përfituar nga ky takim në Vlorë, dua të bëj edhe njëherë të ditur qëndrimin tim jo si kryetare e LSI, por si qytetare që unë më 2 mars do të jem në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Nuk do të jem për Ilir Metën si President, as për shkeljen kushtetuese që ka bërë Rilindja dhe Edi Rama, sepse ata e kanë bërë gjithmonë atë gjë. Do të jem në bulevard për të treguar që e gjithë historia e rilindjes që ka ndërtuar dhe gjithë fabula dhe përralla mashtruese e Rilindjes dhe Edi Ramës që ka ndërtuar për Shqipërinë, jo vetëm që është një mashtrim i madh për shqiptarët, por është një mashtrim i madh edhe për ndërkombëtarët të cilëve do t’u bjerë në kokë mashtrimi që kanë ndërtuar dhe që është ndërtuar.

Unë në 2 mars do të jem si qytetare, si nënë. Do të jem atje për shkak të të gjithë historisë, për shkak të taksave të larta, të faturave të larta të energjisë elektrike, për shkak të mungesës së punës për të rinjtë dhe të rejat. Por ajo që është më e rëndësishme, do të jem sepse kjo Rilindje dhe ky Parlament ilegjitim, i cili pa pikë turpi falsifikojnë një ligj, një dokument zyrtar ditën për diell. Të jeni të bindur që do të na falsifikojnë edhe fëmijët në maternitete kur ti lindin shqiptarët.

Do ti ndërrojnë atësitë dhe kombësitë fëmijëve tanë dhe për më shumë do të na bëjnë popull sharlatan. Prandaj do të jem atje për të qenë një shqiptare dinjitoze si të gjitha gratë shqiptare që luftojnë për fëmijët e tyre, sepse unë besoj dhe do të bëj çdo gjë që Shqipëria të jetë shtëpia jonë dhe e të gjithë shqiptarëve.

të fundit

Horoskopi 24 Prill 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…

7 hours ago

U kthye si protagonist në momentin e duhur, Muçi tregon vuajtjet: Dy javë nuk mundesha as të ecja

Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…

7 hours ago

Qorri debaton ashpër me Dudushin: Mua të më thonë puthe filanin, kur nuk e shoh dot me sy nuk bëj mor vëlla

Kreu i partisë “Lëvizja bashkë”, Arlind Qorri, dhe gazetari Alban Dudushi, kanë debatuar në “Top Story”, teksa po diskutohej për…

7 hours ago

Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Kuvendi mban një minutë heshtje, mungon opozita

Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën…

8 hours ago

Hetimet e SPAK për AKSHI-n, Bushati: Pasqyra më e rëndë e asaj që ndodh në Shqipëri! Janë korruptuar të gjithë institucionet shtetërore

Analisti Andi Bushati ka komentuar thellimin e hetimeve të SPAK në lidhje me dosjen e AKSHI-t, ku u sekuestruan mbi…

8 hours ago

Aksident fatal në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë/ 39-vjeçari përplas me mjet këmbësorin, humb jetën në vendngjarje

Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë. Blutë sqarojnë, se një 39-vjeçar…

8 hours ago