Ditën e sotme presidenti Meta është shkëputur nga mesazhet ndaj koronavirusit duke i kushtuar rëndësi Bankës së Shqipërisë. Sipas Metës, sot është 95 vjetori i themelimit të Bankës së Shqipërisë, për të cilën thotë se ka treguar qëndrueshmëri të vazhdueshme në drejtim të stabilitetit financiar të vendit.
Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta në Facebook:
Sot është 95-vjetori i themelimit të Bankës së Shqipërisë, një nga aktet historike shtetformuese më të rëndësishme që i dha vendit monedhën e vet kombëtare.
Banka e Shqipërise ka treguar qëndrueshmëri të vazhdueshme në drejtim të stabilitetit financiar të vendit.
Politikat monetare lehtësuese kanë nxitur investimet, konsumin dhe kreditimin, me qëllim rritjen ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve.
Në situatat e vështira që po kalon vendi, edhe si pasojë e tërmetit të vitit të kaluar apo pandemisë, Banka e Shqipërisë vlerëson të një rëndësie të veçantë mbështetjen për biznesin dhe qytetarët.
Banka e Shqipërisë, përmes ruajtjes së pavarësisë së saj dhe rritjes së profesionalizmit, do jetë gjithmonë garante e stabilitetit financiar, por edhe sovranitetit kombëtar.
Mirënjohje për të gjithë profesionistët të cilët shërbyen, që nga dita e parë e themelimit të saj me dekretin e 15 Marsit 95 vite më parë, e deri në ditët e sotme.
Pas gjobës dhe masave disiplinore që FIFA i vendosi Federatës Shqiptare të Futbollit për sjelljen diskriminuese të disa tifozëve shqiptarë…
Ditën e djeshme, qeveria izraelite paralajmëroi lëvizjen islamiste palestineze Hamas se, ose do ta pranonte propozimin amerikan për armëpushim dhe…
Sot, më 31 maj 2025, dollari amerikan, blihet me 86.2 lekë dhe shitet me 87.4 lekë. Euro, blihet me 97.9…
Ditën e sotme, Shqipëria vijon nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë në territorin shqiptar mot të kthjellët…
Etrit Berisha ishte protagonisti absolut në finalen e Kupës së Suedisë, duke udhëhequr skuadrën e tij Hacken drejt triumfit ndaj…
DASHI Neptuni do influencoje se tepermi tek jeta juaj sentimentale dot. Do merrni disa vendime ne cift te cilat do…