Qeveria izraelite është radhitur në krah të Greqisë në përplasjen e kësaj të fundit me Turqinë për Zonën Eksluzive Ekonomike në Egjeun Lindor.
Në një deklaratë të mbrëmjes së djeshme, qeveria e Netanyahut theksoi se i qendronte “në krah Greqisë, në të drejtën e saj për të patur Zonën Ekskluzive Ekonomike të vetë sipas konventave ndërkombëtare”, duke theksuar ndërkohë se palët duhet të gjejnë rrugën e arsyetimit dhe të vijojnë me negociata, shkruan albeu.com.
Izraeli është një ndër aktorët e “teatrit të Egjeut” me interesa thelbësore në pasuritë e mëdha të gazit, të gjetura në jug-lindje të Qipros.
Turqia dhe Greqia janë në një përplasje jo vetëm diplomatike sa i përket sovranitetit mbi hapësirën detare mes Qipros dhe ishullit të Rodosit, kur turqit theksojnë se “Greqia nuk mund t’i burgosë në tokë”, ndërsa helenët pretendojnë se janë konventat ndërkombëtare që minimizojnë Zonën Ekskluzive Ekonomike të Turqisë në Egje.
Sëfundmi, Turqia ka dërguar anijet për kërkime sizmike në këtë zonë, të shoqëruar nga një nëndetëse dhe disa anije ushtarake, gjë të cilës i është përgjigjur edhe Greqia duke dërguar atje anijet e saj.
Më herët, Greqia dhe Egjipti nënshkruan marrëveshjen detare mes tyre duke ndarë pikërisht zonën në fjalë, gjë e cila shkaktoi reagimin e fortë të Turqisë. /albeu.com
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…