Categories: Uncategorized

“Izolohet” Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi, është izoluar nga brenda e nga jashtë. Që prej kohës kur Gjykata Speciale ka treguar për aktakuzën kundër tij, Thaçin nuk e ka takuar kryeministri Avdullah Hoti e as kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ndërsa komunikimit me të i kanë vënë bllok edhe disa prej misioneve ndërkombëtare të vendosura në Kosovë, sikur janë ambasada britanike dhe ajo franceze, shkruan KohaDitore.

Më 24 qershor, Thaçi ishte rrugës për në Uashington për të marrë pjesë në një takim që synonte t’i jepte start një faze të re dialogu me Serbinë, kur Specialja dha kumtin se ai ishte i dyshuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Zyra e Prokurorit të Specializuar e kishte gjykuar të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat.

Kjo, pasi kishte shprehur besimin se Thaçi, bashkë me kreun e PDK-së, Kadri Veseli, “kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe, kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë”, raporton KOHA.

Që nga atëherë, përtej kufijve të Kosovës, vetëm në Shqipëri i janë hapur dyert kreut të shtetit. Në Tiranë ai ka takuar zyrtarët e lartë shtetërorë, si presidentin Ilir Meta e kryeministrin Edi Rama. Ramën e kishte pritur edhe në Prishtinë, kur kreu i Qeverisë së Shqipërisë kishte mësyrë unifikimin e spektrit politik në një ndërmarrje kundër Speciales. E ka pritur të hënën edhe kreun e opozitës së Shqipërisë, Lulzim Basha.

Mirëpo, janë krerët institucionalë në Prishtinë që i kanë ndërprerë komunikimet me shefin e shtetit.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

5 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago