Categories: Uncategorized

Itali, shtyhet deri në tetor gjendja e jashtëzakonshme

Qeveria italiane planifikon ta zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme e cila i lejon qeverisjen me dekret pa qenë nevoja për aprovim parlamentar, pavarësisht kundërshtisë së ashpër të partive opozitare.

“Ekzekutivi do të marrë vendimin për zgjatjen e gjendjes së emergjencës deri në 31 tetor, por pasi të njoftojë parlamentin”, tha ministrisë i shëndetësisë Roberto Speranza. Kryeministri Giuseppe Conte do t`i informojë më vonë zyrtarisht senatorët për këtë lëvizje e të njëjtën gjë do të bëjë dhe të mërkurën në parlament.

Qeveria italiane fillimisht e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në fund të janarit me qëllimin t`i lejonte ministrave përballjen me krizën e koronavirusit. Ajo duhet të zgjaste 6 muaj, dhe përfundon në fund të korrikut.

Sipas një ligji të vitit 1992, ekzekutivi mund ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për “fatkeqësi natyrore, katastrofa apo evente të ngjashme, të cilat duhet të përballohen me mjete dhe fuqi të jashtëzakonshme” edhe pa dritën jeshile të ligjvënësve dhe në një rast të tillë, ajo mund jetë në fuqi për 12 muaj.

Por opozitarë si Matteo Salvini pretendojnë se “nuk ka emergjencë shëndetësore”. Sipas kreut të Legës, “kush kërkon të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme, është armik i Italisë”! Giorgia Meloni, lidere e partisë së ekstremit të djathtë “Fratelli d`Italia”, deklaroi disa kohë më parë se ” janë gati të ngrenë edhe barrikada në rrugë” kundër zgjatjes së mëtejshme të situatës së emergjencës.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago