Categories: Uncategorized

Ismail Kadare feston sot 84 vjetorin e lindjes

“Kur në letra të ndryshme (anketa, kërkesë për vizë etj.) shënoj datën e lindjes, 28 janar 1936, vetëtimthi më shkon nëpër mend fjala “e mërkurë”. Ti ke lindur të mërkurën, më thoshte shpesh im atë, thua se kjo kishte një rëndësi më vete. Kur ishte në qejf, çka ndodhte rrallë, shtonte se atë të mërkurë, usta Vasili, që e kishim fqinj dhe që na riparonte pullazin e pjesës perëndimore të shtëpisë, porsa e kishte lënë punën për të ngrënë drekë, dhe, ndërsa zbriste nga shkalla, e kishte uruar babanë: me një djalë!” Disa minuta më pas, në dhomën e dimrit, që ndodhej pikërisht në atë pjesë të shtëpisë, pullazi i së cilës riparohej, linda unë. Ndonëse nuk e shpjegonte, kuptohej që babai i jepte një kuptim të jashtëzakonshëm urimit të mjeshtrit, që ishte duke vendosur pllakat e gurta, krejt si një mburojë sipër meje, në kohën që unë vija në jetë. (Ftesë në studio)

Shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare, sot feston 84-vjetorin e lindjes. E gjithë krijimtaria letrare e shkrimtarit, përmes këtyre dekadave nuk është ndalur dhe duket se vija e finishit do të jetë çmimi i madh e i shumëpritur nga të gjithë: Kadaresë i duhet një Nobel.

Ismail Kadare nuk është vetëm shkrimtari më i madh i letërsisë shqiptare, por edhe një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore. Vepra e tij është ndër më të përkthyerat e një autori: në mbi 45 gjuhë botërore. Me njohjen dhe rrëfimin e tij, Kadare e ka afirmuar kulturën shqiptare në botë.

Ismail Kadare është lindur më 28 janar të vitit 1936 në qytetin e Gjirokastrës – qyteti që është bërë shpesh subjekt i veprave të ndryshme letrare të tij, por edhe qyteti që mbajti peshën kryesore për krijimet e mëtejshme letrare. Pasi kreu shkollën fillore dhe gjimnazin, universitetin Kadare e ka kryer në vitin 1958 në Tiranë. Nga viti 1958 deri në vitin 1960, Kadare i vazhdoi studimet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” në Moskë.

Një gur kilometrik në jetën intelektuale të Ismail Kadaresë është largimi dhe vendosja e tij në vjeshtën e vitit 1990 në Paris. Këtë veprim të tij, i cili në atë kohë e tronditi opinionin publik shqiptar, e ka justifikuar me vonesat në demokratizimin e vendit dhe rrezikun që u kanosej intelektualëve në ato momente thyerjeje politike nga strukturat e shërbimit sekret.

Vitet e fundit, me një seri shkrimesh eseistike, Ismail Kadare u bë protagonist dhe objekt debatesh të mëdha intelektuale lidhur me çështje të identitetit të shqiptarëve dhe kulturës së tyre.

Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare dhe politike – kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 1996, ai u zgjodh anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë, duke zëvendësuar filozofin anglez me prejardhje austriake, Karl Popper. Ndërsa nga Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë është dekoruar me Urdhrin “Nderi i Kombit”.

Ndër veprat më të njohura të Kadaresë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar janë: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, “Kronikë në gur”, “Dimri i madh”, “Ftesë në studio”, “Ura me tri harqe”, “Prilli i thyer”, “Dosja H”, “Piramida”, “Pallati i ëndrrave”, “Darka e gabuar”, etj.

të fundit

Horoskopi 28 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush…

6 hours ago

Rikthehen skemat piramidale online, qindra shqiptarë mashtrohen me kriptomonedha

Askush nuk të jep para falas, dhe këtë shqiptarët duhet ta kishin mësuar nga skemat piramidale të vitit 1997. Por…

6 hours ago

Izreali kërkon tërheqjen e raportit të OKB-së që shpalli zinë e bukës në Gaza: Janë falsifikuar disa elementë

Izraeli tha të hënën se po kërkonte tërheqjen e një raporti mbi të cilin OKB-ja u mbështet për të shpallur…

6 hours ago

Qeveria holandeze në prag të kolapsit,kabineti i kryeministrit Schoof drejt largimit

Ndërsa Holanda shkon drejt zgjedhjeve dhe disa ministrat kanë dhënë dorëheqjen, kryeministri Dick Schoof dhe kabineti i tij sot kanë…

6 hours ago

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina devijon nga rruga/ Plagoset rëndë një person, niset me urgjencë drejt spitalit

Një tjetër aksident i rëndë rrugor raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd pranë zonës së…

7 hours ago

Gati lista me emrat e rinj, Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

Kryeministri Edi Rama raportohet se e ka bërë gatin listën me emrat e rinjë me të cilët do të qeverisë…

7 hours ago