Tensioni vijon të jetë i lartë mes Turqisë dhe Greqisë me rikthimin gjatë mëngjesit të sotëm në Zonën Ekskluzive Ekonomike të pretenduar nga grekët të anijes turke të kërkimit Oruç Reis.
Ndërkohë, gazeta proqeveritare turke “Yeni Safak” ka patur në faqen e saj të parë sot një shkrim në lidhje me ishujt grekë në kufi me Turqinë, të cilët sipas saj janë të mbushura me baza ushtarake, armatime dhe ushtarë në kundërshtim me marrëveshjen e Lozanës, shkruan albeu.com.
Sipas medias turke, ishujt Mitilini, Lemnos, Chios, Kos dhe Rodos duhej të ishin të demilitarizuar, por Greqia i ka mbushur ato me baza ushtarake duke shkelur konventat ndërkombëtare. Në rast lufte sipas medias turke, duke qenë se janë baza ushtarake, këto ishuj janë objektivat e parë të ushtrisë turke.
“Greqia vijon piraterinë me ishujt në Egje. Kur u nënshkrua marrëveshja e Lozanës, shumë ishuj nuk i kaluan Greqisë, por me kalimin e kohës ajo vendosi atje banorë dhe ushtri”, shkruan media turke.
Një deklaratë e tillë ka bërë bujë në mediat greke, kur “Protothema” i referohet me argumentin se ishujt në fjalë janë objektivat e parë të Turqisë në rast të një lufte me Turqinë.
Prej disa ditësh, grupi i anijeve të kërkimit të Turqisë të udhëhequra nga “Oruç Reis” është duke lundruar në zonën e kontestuar detare mes Greqisë dhe Turqisë duke bërë që në rajon të mblidhen një numër i madh anijesh ushtarake të të dy shteteve. /albeu.com
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…