Categories: Uncategorized

ISHP: S’kemi kapacitete për testin ndaj koronavirusit, të kryhet në privat!

Sot pati një shifër rekord të rasteve të reja me koronavirus, ku autoritetet konfirmuan 57 të tilla.

Kurba e të infektuarve është në rritje dhe konstatohet nga fakti i thjeshtë se ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet Institutit të Shëndetit Publik ka shtuar numrin e testimeve.

Një ditë më parë, ky institucion kishte kryer 267 testime, ndërsa ditën e sotme shifra ishte 367 gjithsej. Rritja e numrit të të infektuarve tregon nevojën e kryerjes së testimeve masive në popullatë. Nevojën për testimet masive e ka ngritur edhe opozita, e cila prej kohësh po kërkon që ky proces të mos jetë më i centralizuar, pra i varur nga shteti.

Decentralizimi i kryerjes së testimeve shihet edhe si një domosdoshmëri, pasi shqiptarët nuk do të vazhdojnë të jetojnë të izoluar, e se lidhjet e tyre me botën e jashtme do të vazhdojnë.

Kufijtë priten të hapen së shpejti dhe se shqiptarët do të lëvizin lirisht nëpër Evropë. Kështu, në kuadër të Pandemisë, shqiptarëve u duhet t’u ofrohen testime biologjike, të cilat përtej nevojave epidemiologjike, do të kenë vlerë për edhe për dokumentacion shoqërues, për udhëtimin jashtë shtetit, ku shtete të ndryshme të botës po e cilësojnë si një pasaportë të re të udhëtimi.

Në një dokument të firmosur nga drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico, shprehet shqetësimi në adresë të ministrisë së Shëndetësisë pikërisht për pamundësinë që ka institucion që ajo drejton, me mungesën e kapaciteteve për të kryer testime masive në popullatë, e kjo në shërbim të kësaj nevoje, pra në funksion të qytetarëve që duan të udhëtojnë jashtë

I vetmi institucion zyrtar që realizon testimet është pikërisht ISHP-ja, një institucion në varësi të shtetit. ISHP ka në misionin e vet të bëjë këto testime për efekt shëndetësor të popullatës dhe jo për efekt dokumentacioni në shërbim të popullatës.

Në funksion të këtij misioni shëndetësor, ISHP nuk është konceptuar të ketë pajisje dhe infrastrukture që të përballojë një ritëm të tillë për t’iu përgjigjur nevojave të shqiptarëve, pra testime edhe për dokumentacion. Shkurt kapacitetet e ISHP janë mjaft të kufizuara dhe këto e pranon vetë Fico në shkresën e saj. Nga ana tjetër, Qeveria ka për detyrë të plotësojë dhe të lehtësojë nevojat e popullatës.

Dokumenti i ISHP-së për mungesën e survejancës është një kambanë alarmi për ministrinë e Shëndetësisë, e cila duhet të veprojë sa më parë.

Kjo do të thotë që Shqipëria, në këtë situatë, ka nevojë për kapacitete testuese, përtej kapaciteteve aktuale të ISHP-së. Për këtë, Qeveria duhet fillojë procesin e zgjerimit dhe hapjes së shërbimit të testimeve përtej ISHP-së. Këtë e pranon në shkresën e saj dhe vetë ISHP e jo vetëm opozita. Pra, kjo situatë kërkon që Qeveria të hapë urgjentisht këtë shërbim drejt sektorit privat!

të fundit

EMRI/ Ngjarje e rëndë në kryeqytet! E reja indonezinane punonte si pastruese në një lokal, e braktisi foshnjen pas lindjes

Një 20-vjeçare me shtetësi indoneziane, Ayu Putri, është vënë në pranga nga uniformat blu të Komisariatit të Policisë Nr. 1…

54 minutes ago

“SPAK është treguar proporcional në kërkesa me rastin e Ballukut”, Meta nga qelia: Kjo çështje duhej zgjidhur politikisht me dorëheqje ose me shkarkim

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë nga burgu për portalin “Syri.net”, ka vënë theksin te çështja…

1 hour ago

Aksident në Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerë mes tyre një fëmijë

Një aksident është regjistruar në afërsi të fshatit Rëmbec, të Maliqit, me pasojë dy të plagosur mes tyre një fëmijë.…

2 hours ago

Emigrantët “dynden” në atdhe për festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë/ Pala greke punon vetëm me 2 sportele

Me afrimin e festave të fundvitit, fluksi i emigrantëve shqiptarë që kthehen nga Greqia drejt vendit është rritur ndjeshëm. Në…

2 hours ago

Françeska Murati ndahet nga bashkëshorti, jeta e re në Tiranë

Françeska Murati është njëra ndër ish-banoret më të përfolura të “Big Brother VIP Albania”. Që pasi mbaroi eksperiencën e saj…

2 hours ago

Tuneli i Kalimashit-Morinë “pushtohet” nga mjegulla, policia apel drejtuesve

Policia Rrugore i ka bërë apel të gjithë qytatarëve që lëvizin në segmentin rrugor Tuneli i Kalimashit-Morinë të lëvizin me…

3 hours ago