Fernando Torres ka treguar se cila ishte arsyeja kryesore që vendosi të largohej nga Liverpooli dhe të kalonte tek Chelsea në vitin 2011.
“Kishte shumë gënjeshtra nga pronarët, unë doja të fitoja tituj, kurse koha po ikte”, është shprehur Torres.
Spanjolli kishte kaluar nga Atletico Madrid tek Liverpooli, duke nënshkruar kontratë katër vjeçare dhe duke kaluar më pas tek rivali i tyre Chelsea për 50 milionë.
“Isha shumë i lumtur tek Liverpool, por iu kujtohet që në atë kohë klubi filloj të kalonte një periudhë mjaft të vështirë. Ata shiten lojtaret me të mirë, Javier Mascherano u largua, Xabi Alonso, poashtu edhe trajneri Benitez.Erdhën lojtarë të rinj që do t’i duheshin disa vite kohë për tu ri formësuar klubi, kështu që vendosa të largohem. Vitet po iknin dhe dëshiroja të fitoja trofe, kjo ishte edhe arsyeja kryesore pse lashë shtëpinë time në Atletico drejt Liverpoolit. Udhëheqësit e klubit te Liverpool me gënjyen kësisoj u detyrova të gjeja vet zgjidhje, që ishte Chelsea, besoja që aty do të fitoja tituj.
Torres është shprehur që nuk është i penduar për vendimin që kishte marrur, për të kaluar nga Anfield tek Stamford Bridge.
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…
Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…
Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…