Eduart Halimi ka humbur vjehrrin e tij ditën e sotme dhe për këtë ai ka publikuar dicka ku i bën një apel miqve e të afërmve në lidhje me ceremoninë mortore.
“Ne kushtet ne te cilat ndodhet vendi, pandemine e CoronaVirus, gjithe familja jone e mirekupton plotesisht pamundesine tuaj sipas rastit per te marre pjese ne ceremonine e sotme mortore”- shkruan ai, duke shtuar se eshte koha te ndryshojme zakonet, dhe shendeti eshte i pari.
Postimi i Halimit
Pas njê semundje tê gjatë ndroi jetë në moshë 86 vjecare Marku Kilica, babai i bashkëshortes sime.
Ai ishte nipi i Tonç Kilicës, Kryetarit të Parë të Bashkisë Fier i cili dhe ngriti flamurin ne Fier, vëllai i heroit Janaq Kilica, vellai i Vilson Kilicës, piktorit të popullit dhe pasardhës i shumë patriotëve të tjerë në qytetin e Fierit. Marku studioi për Inxhinieri në Kinë dhe gjithë jeten ia perkushtoi ndertimit dhe drejtimit si Kryeinxhinier i Azotikut ne Fier. Ai u martua me Klaren dhe solli ne jete dy vajza, Holtën dhe Lean, bashkeshorten time!
Te dashur miq, shoke e te aferm,
Une e di se ne kushte normale secili prej jush do donte te ishte bashke me ne, me familjen tone, qe te na gjendeshit ne kete dite shume te trishtuar per te gjithe ne, ashtu si dhe ne ju jemi gjendur. Por ne kushtet ne te cilat ndodhet vendi, pandemine e CoronaVirus, gjithe familja jone e mirekupton plotesisht pamundesine tuaj sipas rastit per te marre pjese ne ceremonine e sotme mortore tek Alba 2000 prane Medresese ne Tirane dhe funeralin qe nis ne oren 12.00 per ne varrezat e Sharres!
Koha kerkon qe te ndryshojme zakonet tona shekullore dhe ne te gjithe ju mirekuptojme per kete! Shendeti juaj dhe i familjarve tuaj eshte para se gjithash dhe mbi te gjitha!
Te gjitha ritet sipas zakonit, vizitat pas mortore dhe dreka perkujtimore do te zhvillohen ne nje moment tjeter pas kalimit te situates me CoronaVirus.
Ju falenderojme shume per mesazhet tuaja! Ne emrin tim dhe te gjithe familjes se bashkeshortes sime! Eduard Halimi
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, në një darkë zyrtare…
Që nga momenti kur kryeministri Edi Rama e paralajmëroi në Asamblenë Kombëtare të PS-së, krijimi i ministres virtuale të Inteligjencës…
Benjamin Pavard ka shënuar në debutimin e tij me Marsejën. 29-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës pas gjuajtjes me kokë në…
Humbja e motrave Dhimaku në një aksident rrugor ishte ndër ngjarjet tragjikë që tronditën vendin këtë verë. Dy jetë të…
E hëna, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi do të mbledhë kryetarët e grupeve parlamentare për të përcaktuar emrat në kryesitë…
Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë të Nepalit, Sushila Karki, është bërë kryeministrja e përkohshme e vendit, pasi protestat vdekjeprurëse kundër…