Të marrësh një ftesë nga klube si Real Madrid, është maksimumi dhe ëndrra e çdo futbollisti. Por ka edhe nga ata që kanë pasur guximin për të refuzuar kalimin te “Los Blancos”.
Francesco Totti është njëri prej tyre, por diçka të tillë e ka bërë edhe një holandez.Bert Konterman, ish-mbrojtës i kombëtares holandeze, zbulon prapaskenën për Talkin Fitbaw.
None found
Ishte viti 1999 dhe luante me Feyenoord, trajneri Beenhakker i tregoi se po e kërkonte Reali. Konterman u befasua, normalisht që u gëzua shumë, por në fund refuzoi kalimin në Madrid.
“Në verën e vitit 1999, Real Madrid më bëri një ofertë. Leo Beenhakker (ish-trajner i Real Madrid) e njihte mirë klubin spanjoll dhe më tregoi se donin të më blinin. “Po tallesh, nuk të besoj“, iu përgjigja.Ai dëshironte që të qëndroja te Feyenoord, por më tha: ‘E di që do të shkosh te Reali, bëhet fjalë për një klub fantastik‘. Në mendjen time kisha imagjinuar gjithmonë një transferim në Bundesligë ose Premier League, sepse flisja mirë gjuhën gjermane dhe atë angleze.
Ideja e kalimit në Spanjë më frikësonte, pak sepse do të shkoja në një klub kaq të madh dhe pak prej prej faktit që nuk do arrija dot të mësoja spanjisht. Nuk ndihesha gati dhe e refuzova Realin. Ishte një vendim idiot, ata ishin shumë të interesuar për mua“, rrëfen ish-mbrojtësi holandez.
Një nga skandalet më të mëdha të evazionit fiskal në historinë gjyqësore greke është zbuluar në Selanik dhe Halkidiki. Autoritetet…
Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit shqiptar kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë, duke u…
Ai nuk ka aftësitë komunikuese të Benjamin Netanyahut dhe as reputacionin e një politikani që di të manovrojë në korridoret…
Një aksident i rëndë është shënuar në Egjipt, ku si pasojë e përplasjes së dy trenave, kanë mbetur të paktën…
Propozim ndryshimet e ligjit për privatizim të tokave nën objekte, e të cilat figurojnë në pronësi shtetërore, nuk parashohin afate…
Analisti gjerman i politikave për Ballkanin Perëndimor dhe bashkëthemeluesi i Këshillit për Politika të Demokratizimit (DPC), Kurt W. Bassuener, në…