Categories: Uncategorized

Interi shton interesin për Kumbullën, drejtuesit zikaltërit takojnë menaxherin

Klubi i Interit e ka shumë seriozisht për Marash Kumbullën, qendërmbrojtësin shqiptar të Veronës, që konsiderohet një nga zbulimet e këtij sezoni në Serinë A.

Drejtuesit zikaltër, Marotta dhe Ausilio, kanë shtuar presionin duke takuar menaxherin e futbollistit 20-vjeçar, Gianni Vitali, me rastin e huazimit të Dimarcos te Verona.

Gjithçka të bën të mendosh që Interi do të bëjë të pamundurën për të mos i ikur rasti nga duart, por duhet pranuar se konkurrenca për shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare është shtuar ndjeshëm.

Për Kumbullën, javët e fundit ka punuar me shumë këmbëngulje presidenti i Napolit, De Laurentiis, i cili kishte arritur një marrëveshje me homologun e tij Setti për 21 milionë euro, plus 4 milionë bonuse.

Mirëpo Kumbulla, nuk ka ndezur dritën jeshile për transferimin te napoletanët, duke i ngrirë bisedimet.

Pas këtij qëndrimi të shqiptarit qëndron pikërisht Interi. Drejtuesit zikaltër e kanë takuar disa herë menaxherin e djaloshit me origjinë nga Shkodra, duke e bindur që projekti i Contes do të ishte shumë i rëndësishëm për të.

Edhe Lazio me Fiorentinën kanë studiuar terrenin për të kuptuar mundësitë që kanë për blerjen e Kumbullës, por frika më e madhe vjen nga Bundesliga.

Për mbrojtësin, javët e fundit ka shfaqur interes edhe Borussia e Dortmundit, klub që ka dhënë prova se kur hidhet në sulm për një objektiv, nuk kursehet, duke e arritur synimin. Rasti i fundit është ai i Haaland.

të fundit

Mandatimi i qeverisë, Rama pritet të shkojë në Presidencë

Nga momenti në moment, kryeministri i vendit Edi Rama, pritet të mbërrijë në Presidencë, ku do të kërkojë nga presidenti…

14 minutes ago

Altin Dumani dhe Olsian Çela, refuzojnë të shkojnë në seancën hapëse

Paraditen e sotme, është mbajtur seanca e parë plenare e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga…

36 minutes ago

Rama poston bisedën me Inteligjencën Artificiale, “Diella”: Më tha kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon

Kryeministrit Edi Rama, ka publikuar bisedën me ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, “Diella”, të cilën e ka pyetur lidhur…

51 minutes ago

Kuvendi nis me tensione, Sali Berisha shkon në foltore, rrethohet nga Garda (VIDEO)

Këtë të premte, seanca parlamentare ka nisur me tensione e debate mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës. Tensionet nisën, pasi…

1 hour ago

Zegjineja që ditën e parë në Kuvend: Historia ime me Gazin tashmë ka përfunduar

Këtë të premte, po mbahet seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, pas zgjedhjeve parlamentare të 11…

1 hour ago

Zgjedhjet e parakohshme të Tiranës do të bojkotohen? Flet Berisha: Është një opsion, Ogerta u shkri në dënese kur mori vesh lajmin se do jetë kandidate

Ditën e sotme, lideri demokrat Sali Berisha, jashtë Kuvendi u pyet nga gazetarët nëse e kanë gati kandidatin për zgjedhjet…

2 hours ago