Categories: Uncategorized

Integrimi në BE, propozohet sot kuadri negociues

Komisioni Europian pritet të propozojë sot kuadrin negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.be bruksel negociata shqiepri

Arritja e konsensusit mes maxhorancës dhe opozitës për Reformën Zgjedhore, një nga kushtet e Këshillit Europian të vendosur në tetor 2019 për Shqipërinë, pritet të lehtësojë qasjen e vendeve anëtare për caktimin e një date për konferencën e përbashkët mes BE-së dhe Shqipërisë.

Të lidhura

None found

Mirëpo, burime diplomatike pohuan se arritja e konsensusit dhe firmosja e marrëveshjes është vetëm hapi i parë në përmbushjen e këtij kushti. Do të duhet që marrëveshja të materializohet në ligj, i cili duhet të votohet me konsensus në Parlament.

Madje, edhe kthimi i marrëveshjes në ligj është vetëm përmbushja e kuadrit ligjor, sepse Këshilli Europian do të shikojë zbatimin e reformave, që do të thotë zbatimin e Kodit të ri Zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme, për të parë standardin e zgjedhjeve në Shqipëri para dhënies së pëlqimit për datën e konferencës së përbashkët mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë. Deklarata e mbledhjes së Këshillit Europian në tetor 2019 përcaktonte qartë afatet dhe kushtet e çeljes zyrtare të negociatave.

“Në dritën e progresit të arritur në reformat dhe kushtet e vendosura njëzëri nga Këshilli në qershor 2018, Këshilli pajtohet me hapjen e negociatave të pranimit jo më vonë se në gjysmën e parë të vitit 2020, të ftojë Komisionin të paraqesë pa vonesë një propozim për një kornizë për negociatat, në përputhje me konkluzionet e Këshillit Europian në dhjetor 2006”, thuhet në deklaratë. Ndërsa më poshtë kërkohet zbatimi i reformave.

“Para konferencës së parë ndërqeveritare, e cila duhet të zhvillohet jo më vonë se në gjysmën e parë të vitit 2020, në varësi të progresit të bërë, Shqipëria duhet të sigurojë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe të bëjë përparim të mëtejshëm në Reformën Zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHRit.

Para se të hapen kapitujt e parë, Shqipëria duhet të trajtojë çështjet e mëposhtme: inicimin e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të dyshuar për sjellje kriminale, si rezultat i gjetjeve nga procesi i vetingut, inicimi i hetimeve në rastet e akuzave për mashtrim elektoral, sigurimi i funksionimit të SPAKut, të forcojë më tej rekordin e hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar përfshirë në nivelin e lartë, të miratojë dhe zbatojë ligjin zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, si dhe të zbatojë çfarëdo vendimi relevant të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019”, thuhet në deklaratën e Këshillit Europian.

të fundit

Nis sot grumbullimi i Kombëtares, kuqezinjtë synojnë ta mbyllin me sukses Ligën C

Jemi në javën e Kombëtares! Pas shkëputjes së përkohshme nga Superiore që mbylli javën e 11-të të sajën, nga sot…

4 minutes ago

Lamine Yamal lë pas Lionel Messin me rekord në La Liga

Lamine Yamal vazhdon të shkruajë histori në futbollin spanjoll, duke vendosur një rekord të jashtëzakonshëm në La Liga pas paraqitjes…

4 minutes ago

Trajneri që i mori Shqipërisë “top talentin”, favorit për të zëvendësuar Michael Carrick

Mauricio Pochettino është shfaqur si favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Manchester Unitedit, ndërsa e ardhmja e Michael Carrick…

4 minutes ago

SHBA-ja dhe Irani kërkojnë marrëveshje përmes kontakteve diskrete, mes tensioneve të larta

Shtetet e Bashkuara dhe Irani po zhvillojnë kontakte diplomatike në mënyrë diskrete, në përpjekje për të shmangur një përshkallëzim të…

4 minutes ago

Rigjykimi i Endrit Nikës për vrasjen e shtetases argjentinase pritet të vazhdojë

Gjatë ditës së sotme pritet të vazhdojë rigjykimi i Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara…

9 minutes ago

Pammer: EU will oppose any attempt by Bulgaria to block Macedonia through the protocol

Askush përveç Bullgarisë nuk ka pretenduar se protokolli i dytë është pjesë e kornizës negociuese të Maqedonisë së Veriut me…

12 minutes ago