Categories: Uncategorized

Instagramet e rreme, edhe një police bie në grackën e profileve false

Mes dhjetëra të rinjve, kryesisht adoleshentë që kallëzojnë në polici për përdorimin e profileve false me qëllim denigrimin, nuk i ka shpëtuar këtij fenomeni edhe një efektive e policisë.

27-vjeçarja Jorgjica Dh., me detyrë specialiste në Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka kallëzuar e shqetësuar përdorimin e fotografive të saj nga persona të paidentifikuar.

Efektivja e policisë thotë: “Më kanë njoftuar miqtë se me fotogtafitë e mia është hapur një llogari në rrjetin social Instagram. Menjëherë sapo e mora vesh, kërkova në këtë rrjet social dhe shikoj emrin dhe fotot e mia, të cilat unë i kam publikuar vetëm në rrjetin social Facebook. Këto fotografi mund t’i shikojnë vetëm miqtë që kam atje”.

Më pas, policja tregon shqetësimin dhe ankthin e shkaktuar nga hapja e llogarisë në Instagram: “U shokova kur shokë të ndryshëm më thanë që unë disponoja një profil në Instagram dhe personi i cili administron këtë profil pretendon dhe shtiret si unë, vepron dhe sillet njësoj si unë. Ky person ka qëllim që të njohurit e mi të mendojnë se në Intstagram jam unë. Mendoj se ky veprim është i menduar dhe keqdashës. Mendoj se mund të më sjellë pasoja shumë të dëmshme në pozicionin e punës ku jam, gjithashtu edhe në jetën private”.

Kjo llogari false është hapur në nëntor 2019, por specialistët hasin vështirësi në zbulimin e fajtorëve.

“Por ne kemi pasur raste më të rënda se ky”, sqaroi një burim. Një adoleshente në Tiranë raportohet se ka kaluar në depresion nga Instagrami i hapur nga shokët e saj të klasës. Rasti u denoncua nga e ëma, e cila konstatoi ndryshim në sjelljen e së të miturës dhe mbyllje në vetvete. Kur u pyet nga psikologët, e mitura tregoi se dikush kishte hapur llogari në Instagram në emrin e saj dhe prej andej postoheshin fotografi nudo dhe jepeshin mesazhe të turpshme shkruan gazeta Si.

”Gjithë klasa e di dhe po qeshin, por ajo nuk jam unë”, shtoi e mitura kur u pyet nga specialistët. “Rasti u zbulua pas disa muajsh hetimesh dhe, siç rezultoi, autori ishte bashkëmoshatari i të miturës”, sqarojnë ekspertët e Krimeve Kompjuterike. E mitura deklaroi se në një rast kishte menduar të vriste veten, pasi nuk e përballonte dot presionin dhe talljet në shkollë.

të fundit

Ministrat e rinj/ Ervin Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij, asnjë vizion për shqiptarët

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…

42 minutes ago

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…

1 hour ago

Vdekja e 43-vjeçarit në Durrës/ Publikohen momentet tronditëse, u mbajt te shtylla e ndriçimit për të kaluar në rrugën e përmbytur (VIDEO)

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…

2 hours ago

Tregu i punës në Shqipëri, punësimi ka arritur në 69,1%, por bie ritmi për të rinjtë

Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…

2 hours ago

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

3 hours ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

4 hours ago