Një infermiere 43-vjeçare, fotografia e së cilës e tregon atë duke fjetur mbi tastierë u bë simbol i përpjekjeve të palodhshme të bluzave të bardha në Itali në luftën kundër koronavirusit.
Mediat italiane shkruajnë se tanimë ajo është rikuperuar dhe gati t’i rikthehet punës.
Bëhet fjalë për infermieren e quajtur Elena, e cila kishte “bërë një sy gjumë” pa i hequr dorezat, maskat, pastrimet dhe mbulesën në kokë, pas një ndërrimi rraskapitës në spitalin e Cremona.
Por siç ishte bërë e ditur, pesë ditë më vonë, ajo kishte dalë pozitiv në testin për koronavirus.
“Nuk mund të pres që të kthehem”, citohet të ketë thënë ajo për mediat italiane.
Derisa kishte folur për mediat, Elena Pagliarinin kishte treguar sfidat me të cilat ballafaqohet çdo ditë.
“Mendoj se të gjithë ne jemi testuar në trup dhe mendje, kjo për faktin se shumë njerëz të sëmurë shohim çdo ditë dhe që kërkojnë ndihmën tonë. Ne fillojmë punën në ora 8 të mëngjesit dhe punojmë për më shumë se 10 orë”, kishte shtuar ajo.
Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…
Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…
Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…