Dy mjekë në Fier kanë rezultuar pozitiv në testin e Covid-19, duke shtuar numrin e bluzave të bardha të vendosur tashmë në karantinë. Mësohet se edhe një grua ka dalë pozitive ndaj testit, çka pritet të çojë në 3 numrin e personave të prekur në Fier në 24 orët e fundit.
Mjeku anestezist i spitalit të Fierit ka rezultuar pozitiv pas marrjes së tamponit, pasi ka paraqitur simptoma të sëmundjes. Mësohet se mjeku ka qenë gjatë ditëve të fundit në qytetin e Vlorës ku edhe ka pushuar, dhe ku mendohet se mund të jetë prekur nga virusi.
Në momentin e parë që ka konstatuar shenja të virusit nuk është paraqitur më në pune, ndërsa deri me tani nuk ëhstë marrë asnjë masë për pezullimin e punës në spital. Ndërkohe një tjetër mjek, i cili punon në Levan, por banon në Fier ka rezultuar pozitiv me Covid, duke bërë që të merren kontaktet e afërta të tij.
Pas tamponit pozitive ka rezultuar edhe një grua, duke e cuar në tre numrin e personave të prekur ne Fier brenda një dite. Kujtojmë se ditëve të fundit Fieri ka pasur një numër të ulësh personash të prekur me Covid 19.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…