Prej pak kohësh, përflitet se Ilda Bejleri nuk do të jetë më pjesë e Top Channel. Fillimisht largimi i saj u përfol kur u pa në studiot e Të Dielës Shqiptare përkrah Ardit Gjebres (por bëhej fjalë për sfilatën e Joni Pecit) dhe më pas u aludua sërish se moderatorja do të largohet nga Top Channel pas nisjes së “Procesit Sportiv”, ku emri i Bejlerit mungonte në spotin prezantues dhe po ashtu nuk u pa në emision. Kujtojmë që “Procesi Sportiv” ka filluar transmetimin që prej 8 qershorit. Së fundmi, portale të ndryshme raportojnë se Ilda e ka shkëputur përfundimisht kontratën me Top Channel.
Ilda Bejleri, ndonëse nuk ka reaguar për çfarë po flitet, thuhet se mund të largohet drejt ABC News. Gazeta Shqiptare raporton se “Ilda e ka shkëputur kontratën [me Top Channel]” dhe tashmë është në bisedime me një tjetër kanal, që sipas Gazeta Shqiptare, bëhet fjalë për ABC News.
Për momentin, gjithmonë nëse largimi rezulton i vërtetë, është ende e paqartë nëse moderatorja do të qëndrojë sërish te formatet sportive apo do të eksperimentojë me diçka tjetër.
Gjatë sezonit të verës, televizionet riorganizojnë stafin dhe programet e sezonit të ardhshëm në shtator, ndaj momentalisht moderatorja nuk ka asnjë projekt me Top Media, gjë që nuk përjashton mundësinë e bashkëpunimeve në një tjetër ekran.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…