Categories: Uncategorized

Igli Tare “kërcënon” rivalët: Kemi fituar betejat por jo luftën

Nën regjinë e Igli Tares, Lazio është kthyer në një prej skuadrave më të mira në Itali dhe jashtë saj.

Së fundmi, bardhekaltërit regjistruan fitoren e 9-të radhazi në kampionat, teksa vijnë pas suksesit në Superkupën e Italisë, ku mposhtën 3-1 Juventusin. Një fitore që ka kthyer optimismin te skuadra kryeqytetase, që këtë vit feston 120 vjetorin e krijimit.

E për shkak të kësaj ceremonie soleme, drejtori sportiv, Igli Tare nuk ka mbajtur sekrete rreth të ardhmes dhe objektivave të skuadrës së menaxhuar prej tij. Në një prononcim për mediat italiane, ish bomberi i kombëtares shqiptare pohoi se objektivi i vetëm i Lazios është kualifikimi në UEFA Champion League, ndërsa për kampionat i duhet ende që të presin.

“Thashethemet dhe etiketimet për kampionatin nuk na shqetësojnë. Ne duhet të jemi të përulur dhe të përqendruar. Jemi të vetëdijshëm që kemi një ekip të shkëlqyeshëm, që ka uri për të fituar. Qëllimi është Liga e Kampionëve. Ne kurrë nuk duhet ta humbim përqëndrimin. Atëherë nëse do të luftonim për diçka tjetër në ditët e fundit, atëherë nuk do të tërhiqemi. Jemi vetëm në gjysmë të rrugës. Kemi fituar shumë beteja por duhet të fitojmë luftën,” përfundoi Tare.

Pas 17 javëve të para, Lazio pozicionohet në vendin e 3-të me 39 pikë, gjashtë më pak se kryesuesit e Juventusit dhe Inter, por me një ndeshje më pak të zhvilluar, pikërisht atë ndaj Hellas Veronës.

të fundit

“Erdhi në Korçë si pazarxhi, mendoi se mund të blinte një qytetar të thjeshtë”, Berisha: Fushata e Ramës u përqendrua tek Ilir Vrenozi!

Kreu i PD-së Sali Berisha ishte sot në Korçë për të vijuar me javën përmbyllëse të fushatës elektoral para zgjedhjeve…

15 minutes ago

Kandidati i Sarandës u kap me kokainë, reagon partia e Adriatik Lapaj: Një dozë i gjetën, nuk janë tonelata!

Ferdinand Dervishi, gazetar i njohur dhe njëherësh kandidat i “Nismës Shqipëria Bëhet” në këto zgjedhje, ka reaguar pas lajmit se…

27 minutes ago

Dalja nga ngërçi, PDK thirrje presidentes Osmani për një tryezë gjithëpërfshirëse politike

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike…

34 minutes ago

Për herë të parë, podkastet do të vlerësohen në Golden Globes

Pas vitesh të tëra uzurpimi gradual të shumë formave të mediave të trashëguara, podkastet janë gati të japin kulmin në…

36 minutes ago

Aksident në aksin Elbasan-Peqin/ Përplasen dy makina, lëndohen tre oficerë policie

Një aksident ka ndodhur mbasditen e sotme në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”. Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin A. S., është…

46 minutes ago

EMRAT/ Sherri mes dy fiseve çoi në vra*jen e 34-vjeçarit, zbardhen motivet e ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Pla të Hasit, ku 34-vjeçari Rushit Sallahu ka mbetur i…

58 minutes ago