Idris Elba është një nga aktorët më të paguar dhe të admiruar kohët e fundit. Por anglezi me origjinë nga Sierra Leone ka shokuar të gjithë me deklaratën e tij se është i infektuar me koronavirus.
Ditë pas deklaratës, aktori 47-vjeçar ka sqaruar ka treguar edhe momentin kur sipas tij është infektuar. Bëhet fjalë për takimin me gruan e kryeministrit kanadez Justin Trudeau më4 mars në Wembley të Londrës, gjatë një eventi bamirësie.
Ekziston edhe një foto e atij takimi, ku midis tyre ndodhet edhe një personazh tjetër shumë i njohur, kampioni i botës të Formula 1 Lewis Hamilton, që padyshim tani ka arsye për të kërkuar një testim për COVID -19.
Elba deklaroi se është i shqetësuar për infektimin e tij, duke qenë vetë pjesë e popullatës më të rrezikuar. “ Kam jetuar pothuajse gjatë gjithë jetës time, me probleme në frymëmarrje dhe me astmën. Koronavirusi nuk ishte diçka që do të duhet ta merrja në këtë situatë. Më shqetëson fakti që gjendja ime mund të ndryshojë për keq shumë shpejt”.
Studentët e Fakultetit Juridik në Novi Sad, kanë hyrë në ndërtesën e Fakultetit të Filozofisë, ku mëngjesit të sotëm dekani…
Sot, më 27 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 84.1 lekë. Euro, blihet me 96.8…
Këtë të mërkurë, rreth orës 02:00, një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të…
Këtë të mërkurë, vlerat e larta barike që kanë përfshirë territorin shqiptar, pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe rritje…
Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…
Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…