Categories: Uncategorized

I vodhi vjehrrit mbi 6 mijë dollar, nusja e re tregon për çfarë i shpenzoi paratë

Ditën e djeshme një nuse 22-vjeçare është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka vjedhur paratë në shtëpinë e vjehrrit.

Ata banonin shumë pranë njëri-tjetrit në fshatin Marqinet të Vorës dhe në pranga ka rënë Fatjona Bumja.

Të lidhura

None found

Nusja e re dyshohet se ka vjedhur 6400 dollarë në shtëpinë e vjehrrit të saj, që ndodhej shumë pranë shtëpisë ku ajo jetonte me të shoqin.

Vjedhja është realizuar në periudha të ndryshme përgjatë një viti dhe, sipas saj, të gjitha paratë që ka marrë nga shtëpia e prindërve të bashkëshortit, i ka shpenzuar për të blerë sende të ndryshme për të mobiluar shtëpinë e saj.

NGJARJA

Fatjona Bumja, 22 vjeçe, nuk kishte shumë kohë që ishte martuar, por jetonte me bashkëshortin në një shtëpi më vete, që ishte shumë pranë shtëpisë së prindërve të tij. Të dyja familjet, ajo me të shoqin dhe vjehrri me vjehrrën, jetojnë në fshatin Marqinet të Vorës.

Prindërit e bashkëshortit të saj prej pak kohësh jetojnë vetëm, pasi djalin tjetër e kanë në emigracion dhe herë pas here, nga puna që bën jashtë vendit, u dërgonte para. Burime nga Policia thanë se nusja i ka vjedhur paratë në periudha të ndryshme, jo të gjitha njëherësh. Vjehrri ka filluar të dyshojë dhe e ka denoncuar në Polici. Ajo është shoqëruar nga shërbimet e Komisariatit të Vorës dhe gjatë marrjes në pyetje është provokuar duke ia bërë fakt të kryer vjedhjen me arsyetimin se kishte prova që e fajësonin për ngjarjen.

Duke dyshuar se vërtet vjehrri me vjehrrën kishin prova kundër saj, ajo e ka pranuar autorësinë e ngjarjes, nga e cila ka përjashtuar plotësisht bashkëshortin, duke thënë se ai nuk dinte asgjë. “I kam vjedhur për të blerë perde dhe gjëra të ndryshme për të kompletuar shtëpinë. Burri nuk di asgjë, pasi atij i kam thënë që paratë m’i jepnin prindërit e mi”, mësohet të jetë shprehur 22-vjeçarja.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases F. B., 22 vjeçe, pasi në Marqinet, ka vjedhur shumën prej 6400 dollarësh amerikanë, në banesën e vjehrrit të saj”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës.

të fundit

Mungesa e prokurorit dhe e Donika Veselit shtyn seancën ndaj Xhevat Krasniqit

Seanca gjyqësore ndaj ish-profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve të Fakultetit të…

43 seconds ago

Një lidhje e tretë jashtëmartesore, zbulime të tjera në skandalin e Jensen Huang të Nvidia-s

Zbulimet po zgjerohen në lidhje me ish-drejtorin ekzekutiv të Nvidia-s, Jensen Huang, i cili u detyrua të jepte dorëheqjen për…

7 minutes ago

Zajkova akuzon qeverinë: Miliona për shpenzime partiake e sondazhe, por jo për studentët dhe mbrojtjen e grave

Nuk ka para për studentët dhe mbrojtjen e grave, por ka miliona për lukset e partisë dhe marketingun, akuzon qeverinë…

8 minutes ago

KEK-u shpjegon pse pritet tym më i dukshëm nga termocentrali “Kosova A

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të së premtes ka nisur procesi…

13 minutes ago

KFOR përfundon stërvitjen për kontrollin e turmave dhe trazirave

Ushtarët nga Gjermania, Hungaria, Italia dhe Rumania, të cilët shërbejnë në kuadër të Batalionit Rezervë Taktik të Kosovës (KTRBN), kanë…

13 minutes ago

Former director of Manastir thermal power plant sentenced to two years in prison; company lost around 2.9 million euros

Gjykata Themelore në Manastir dënoi ish-drejtorin e TEC "Manastir", Pece Matevski, me dy vjet burg për shpërdorim të detyrës zyrtare…

15 minutes ago