Një inspektor i Drejtorisë së Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme e Tatimeve është vënë në pranga nga Policia.
Nga hetimet, mësohet se ai iu kërkonte dhe iu merrte shuma të konsiderueshme monetare subjekteve të ndryshme private, si këmbim për të mos i hetuar dhe mos i referuar në prokurori, kur këto subjekte konstatoheshin në shkelje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma monetare prej 5000 eurosh, të cilën ky shtetas ia kishte marrë administratorit të një subjekti privat.
NJOFTIMI NGA POLICIA TIRANE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Tatimori”.
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.
Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, finalizoi operacionin policor të koduar “Tatimori”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:
-E. T., 37 vjeç, me detyrë inspektor në Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme e Tatimeve.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas iu kërkonte dhe iu merrte shuma të konsiderueshme monetare subjekteve të ndryshme private, si këmbim për të mos i hetuar dhe mos i referuar në prokurori, kur këto subjekte konstatoheshin në shkelje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma monetare prej 5000 eurosh, të cilën ky shtetas ia kishte marrë administratorit të një subjekti privat.
Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…