Një ngjarje e rëndë është evituar në Shkodër, pasi një sasi tritoli është vendosur në automjetin e administratorit të Vllaznisë, Suad Lici.
Fatmirësisht lënda plasëse nuk ka shpërthyer pasi Lici e ka pikasur në kohë dhe ka lajmëruar menjëherë policinë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Ahmet Haxhia.
Mësohet se makina ka qenë e parkuar në afërsi të banesës së Licit, dhe derimë tani policia nuk ka asnjë të dyshuar si autor për vendosjen e pakos së dyshimtë.
Pritet që në Shkodër të mbërrijnë eskpertë të forcave xhenio në mënyrë që të bëjnë shpërthimin e kontrolluar të pakos.
Lici është kërcënuar dhe më parë për shkak të postit të tij në krye të Vllaznisë, ngjarje për të cilat më parë ka lajmëruar dhe kryetaren e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.
Ashensorët, që çdo ditë përdoren nga mijëra qytetarë në pallate banimi dhe ambiente pune, vijojnë të përbëjnë një rrezik serioz…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.7 lekë, në shitje me 83 lekë. Euro, do…
Këtë të mërkurë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshm. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të…
Dashi Sot Hëna të fton të ngadalësosh ritmin, edhe pse Marsi brenda teje të nxit të veprosh. Kjo është një…
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi se Gjermania mund të angazhojë forca ushtarake në një vend anëtar të NATO-s, fqinj me…
Reshjet e dendura të shiut kanë përkeqësuar ndjeshëm situatën në disa zona të vendit, duke shkaktuar përmbytje dhe probleme serioze…