Categories: Uncategorized

I rritur pa nënë, vëllai i Pëllumb Piperos: Kam frikë për të, kishte tre ditë pa fjetur

Më shumë se kurrë më parë, këto ditë fjala e mjekut Pëllumb Pipero ka peshë të secili prej nesh.

I vëllai i tij, Eduard Pipero ka treguar një anë tjetër të mjekut gjatë një lidhje me Skype në emisionin Shqipëria Live”.

Të lidhura

None found

Eduard Pipero, që prej vitesh jeton në Gjermani, rrëfeu se Pëllumbi për ta (vëllezërit dhe motrat e tjerë) është gjithçka që kanë, pasi e ëma i ka lënë në moshë të re. Ndërsa babai u ka vdekur para disa kohësh.

“Mundohemi të zbatojmë atë që na udhëzon Pëllumb Pipero. Mjekët janë heronjtë e vendit tonë dhe jam i kënaqur që kryeministri është shumë i kujdesshëm. Patjetër unë shpesh komunikoj me vëllanë, sepse na lidh sporti, atë vrapi dhe mua boksi. Unë gjithmonë e thërras doktor.

Jemi shumë krenar për të, po ashtu lutem që i gjithë vendi jonë të dalë nga kjo situatë. Doktori është një motivator shumë i fortë dhe sinqerisht, ashtu siç shfaqet në televizor është në të vërtetë. Një ditë kur fola kishte pothuajse tre ditë pa fjetur. Ai është shumë optimist, i vendosur, luftëtar, ne krenohemi me të. Sinqerisht mua më kanë shkruar shumë pyetje në Facebook dhe jam munduar t’i lidh me doktorin.

Jam munduar me mundësitë e mia t’i lidh me profesorin. Doktori është njeri shumë i dashur, zemërmirë, i durueshëm. Ne jemi rritur pa nënë dhe na ka mbajtur dashuria për njëri-tjetrin. Doktori është më i madhi nga vëllezërit e motrat. Babai na vdiq para disa kohësh, ndërsa nëna kur kam qenë i vogël dhe ai për ne është baba, nënë gjithçka. Së pari unë ju përshëndes ju, faleminderit për intervistën. Përshëndes vëllanë, Pëllumbin. Gjithashtu i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të dëgjojnë mjekët dhe të ndjekin këshillat e tyre sepse është shumë e rëndësishme. Ju lutem respektoni atë që ju thotë doktor Pipero,”– përfundoi fjalën e tij Eduardi

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

3 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

3 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

3 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

3 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

3 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

3 hours ago