Categories: Uncategorized

”Isha qull dhe i frikësuar”, gazetari i njohur tregon sekretin për të mposhtur koronavirusin (VIDEO)

Chris Cuomo, gazetar i CNN dhe njëherazi vëllai i kryebashkiakut të Nju Jorkut është prekur pak ditë më parë nga koronavirusi.

Ai ka ndarë në media përvojën e tij me sëmundjen, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të luftojnë kundër tij, në emër të njerëzve të tyre të dashur.

Pjesë nga përvoja e Chris Cuomo

Ja çfarë kam mësuar, ky është sekreti për ta mposhtur këtë virus.Nuk është ilaç apo substancë, ka të bëjë me vullnetin dhe përkushtimin tuaj.

Virusi do që ne të përulemi. Virusi do që ne ta marrim.

Nocioni i të qendruarit në shtrat kur je sëmurë tingëllon shumë mirë, dhe nëse nuk ju pëlqen atëherë duhet të bëni sa më pak të jetë e mundur. E kam kaluar edhe unë këtë. Më besoni. Por nuk mund ta bëni këtë.

Ishte e premte. Nuk do ta bëja emisionin atë natë. Kisha mbaruar. Isha i mbuluar në djersë. 12 orë më vonë ndihesha po njësoj. Nuk kisha fjetur asnjë minutë. Isha qull dhe i frikësuar. Ju betohem.

Një doktor më merr në telefon. Më pyeti për simptomat. Është ekspert pulmonar. Dhe më pyet, ‘A mund të ngrihesh?’

I thashë ‘po, mund të ngrihem’. Ai më thotë ‘bëje!’

Më pyeti ‘A e drejton dot trupin?’

Çfarë do të thuash? – i thashë. Më tha të ngre duar mbi kokë, ja kështu…

I thashë ‘jo, nuk e bëj dot’. Ai tha: bëje!

Më pyeti nëse e mbaj dot frymën për 10 sekonda. I thashë me shumë mundësi jo. Ai më tha: bëje!

Më pas më dha çelësin. Më kishte dëgjuar kur thashë që nuk doja që virusi të më kalonte në mushkëri. Ai më tha se i kishte parë grafitë e mia dhe se e kisha në mushkëri.

Ke frikë për arsyet e duhura por ke sjelljen e gabuar, më tha. Duhet të luftosh!

Duhe të vishesh mirë, duhet të pish lëngje, duhet të marrësh Tylenol, dhe duhet të luftosh. Duhet ta bësh temperaturën të ulet në të gjitha mënyrat. Problemin do ta keni në kraharor. Të bën të ndihesh i vogël. Është ajo që vërtetë e përkufizon Covid-19. Dhe Covid po përfiton nga ju, nga dobësia juaj. Na do pasiv, të shtrirë, të mos bëjmë asgjë. Përgjigja është që duhet të bëjmë çdo gjë!

Unë rrotullohem nga të gjitha anët, ngrihem në këmbë, marr frymë. Unë e di që e kam këtë virus në mushkëri. Nuk do ta humbas luftën. Nuk ka shance që t’ja bëj këtë gjë gruas dhe fëmijëvë të mi, e të gjithë njërëzve që më duan. Nuk do të shkoj në spital për diçka që mund ta shmang!

të fundit

Pas kryetarit, depuetetët zgjedhin edhe 3 nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës

Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala janë zgjedhur nënkryetarë me vota 101 për, asnjë kundër dhe nëntë abstenime. Dy…

13 seconds ago

Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës në Vlorë

Zjarri në zonën e pyllit të Poros, pranë lagunës së Nartës, vijon për të dytën ditë radhazi. Vatrat janë përhapur…

11 minutes ago

Një “Amerikan” në krye të Kuvendit të Kosovës – Kush është Dimal Basha? (Biografia)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha me 73 vota pro sot (26 gusht)  u zgjodh kryetar i ri i Kuvendit të…

19 minutes ago

Shtohen aksidentet në Fier, 3 viktima dhe 9 të plagosur rëndë në gusht

Muaji gusht ka shënuar një numër të lartë aksidentesh në qarkun e Fierit, me pasojë tre humbje jete dhe 9…

25 minutes ago

Tragjedi në Angli: Çift ndërron jetë në mësimin e parë të fluturimit me helikopter

Instruktorja e hipizmit Juszyna Czoska, 52 vjeç dhe shoferi i kamionit Wojtek Kowalkowski, 49 vjeç, nga Bloxham, Oxford, humbën jetën…

29 minutes ago

Chiara Ferragni bëhet nostalgjike/ Kujton pushimet e fëmijërisë në Greqi (FOTOT)

Influencerja dhe biznesmenja e njohur italiane Chiara Ferragni ka publikuar disa foto nga pushimet e saj në Kos të Greqisë.…

32 minutes ago