Më 14 Mars, në emisionin e Arbana Osmanit “Dua të të bëj të lumtur” pas 53 vjetësh një burrë takoi për herë të parë nënën e tij.
Mes të tjerash dhe i emocionuar zotria ka deklaruar se nënën që Aida Shtino nuk ja gjeti ja mundësoi ta takonte emisioni i Arbana Osmanit.
Këtë deklarat nuk e ka pritur aspak mirë moderatorja Aida Shtino e cila ka reaguar publikisht ku thekson mes të tjerash mungesën e profesinalizmit të “Dua të të bëj të lumtur”.
“Unë gëzohem shumë që ky zotëri e gjeti nënën biologjike, por gazetarët e emisionit që përgatisin këtë emision, duhet të investigojnë kur përmendin emisione dhe emra.
E çuditshme se në 4000 raste të humburish që kam pasur të denoncuar në emisionin tim, ky zotëria në fjalë nuk ka qenë asnjëherë!!!”
Ajo vijon të shprehet se po përbaltet emri i saj dhe i emisionit, falë të cilit janë gjetur 1600 të humbur.
Më tej Aida kritikon emisionin e Arbana Osmanit, për të cilin thotë se nuk e respekton etikën dhe ndjenjën njerëzore.
“Nëse ky është profesionalizëm s’di çtë them… Nuk respektohet asnjë kod etike dhe asnjë ndjenjë njerëzore, për të cilën ata njerëz kanë vuajtuar një jetë”, shprehet Aida.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…
Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata…
Në 27-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, Rudina Hajdari ka ndarë një mesazh të ndjerë në kujtim të të atit.…
Ky eklips sjell energji të fuqishme pastrimi dhe fillimesh të reja. Virgjëresha lidhet me rendin, shëndetin, zakonet e përditshme dhe…
Pas një periudhe të gjatë pritjeje dhe një pune të mbajtur në fshehtësi për më shumë se një vit, Elhaida…
Dashi Do ketë ngjarje te jashtëzakonshme gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do jete ndryshe…