Categories: Uncategorized

I mori jetën gruas teksa bënte gara me makina, burg të përjetshëm për shqiptarin në Zvicër

Gjykata e Landit në Kleve të Zvicrës ka vendosur burg të përjetshëm për shqiptarin nga Kosova pasi përplasi për vdekje një grua teksa bënte gara me makinë.

Për të pandehurin e dytë, shtetas gjerman, i cili po drejtonte makinën tjetër në garë, prokuroria kishte kërkuar një dënim me kusht dy vjet për pjesëmarrje në një garë të ndaluar të makinave, me pasoja fatale. Por, gjykata e ka dënuar atë me 3 vjet e 9 muaj burg. Prokurori kishte kërkuar vetëm 2 vjet me kusht!

22 vjeccari shqiptar dhe ai gjerman, në prillin e kaluar (2019) kanë zhvilluar një garë në zonën e tyre të banimit, në Moers afër Duisburgut, me makinat e tyre 550 dhe 600 kf. 22-vjeçari kosovar qe përplasur me makinën e vogël të një gruaje, transmeton albinfo.ch. 43-vjeçarja qe katapultuar jashtë makinës dhe kishte vdekur pas tri ditësh. Sipas ekspertizës, makina, shkaktare e aksidentit kishte zhvilluar shpejtësinë deri në 167 kilometra në orë gjatë garës.

Gjykatësit ishin të bindur se kosovari dhe gjermanët kanë zhvilluar garë me makina në Moers pranë Duisburg në prillin e kaluar. Bëhet fjalë për makina të fuqishme prej afërsisht 600 kuajfuqi, që ata i ngisnin në një zonë banimi. Të dy të akuzuarit e kanë pranuar këtë në gjykim.

Në gjyq, shoferi i makinës, i cili nuk ishte përfshirë direkt në aksident, i ka kërkuar falje familjes së gruas së vrarë, përcjell albinfo.ch. Në një deklaratë të lexuar nga avokati i tij, ai thotë: “Më vjen së tepërmi keq për atë që ka ndodhur. Unë do të doja të zhbëhej kjo që ka ndodhur”.

të fundit

Dy karrige bosh në Kuvend, Altin Dumani dhe Olsian Çela refuzojnë të shkojnë në seancën hapëse

Paraditen e sotme, është mbajtur seanca e parë plenare e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga…

45 seconds ago

Rama poston bisedën me Inteligjencën Artificiale, “Diella”: Më tha kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon

Kryeministrit Edi Rama, ka publikuar bisedën me ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, “Diella”, të cilën e ka pyetur lidhur…

15 minutes ago

Kuvendi nis me tensione, Sali Berisha shkon në foltore, rrethohet nga Garda (VIDEO)

Këtë të premte, seanca parlamentare ka nisur me tensione e debate mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës. Tensionet nisën, pasi…

44 minutes ago

Zegjineja që ditën e parë në Kuvend: Historia ime me Gazin tashmë ka përfunduar

Këtë të premte, po mbahet seanca e parë e legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Shqipërisë, pas zgjedhjeve parlamentare të 11…

54 minutes ago

Zgjedhjet e parakohshme të Tiranës do të bojkotohen? Flet Berisha: Është një opsion, Ogerta u shkri në dënese kur mori vesh lajmin se do jetë kandidate

Ditën e sotme, lideri demokrat Sali Berisha, jashtë Kuvendi u pyet nga gazetarët nëse e kanë gati kandidatin për zgjedhjet…

1 hour ago

Nis Legjislatura e 11-të, e Kuvendit, Vasil Llajo mban fjalën e tij

Këtë të premte, ka nisur seanca në Kuvend ku pritet konstituimi i legjislaturës së re. Seanca ka nisur me Himnin…

1 hour ago