Categories: Uncategorized

“I mblodha me batanije”, Haradinaj: Ju tregoj vrasjen e tre shokëve në luftë nga predhat serbe

Kosova festoi 12 vjetorin e pavarësisë në 17 shkurt. Megjithatë, ndonëse sot shteti i ri i Kosovës aspiron në rrugën e integrimit euro-atlantik, plagët e luftës dhe kujtimet e saj nuk mund të harrohen.

Gazetarja dhe drejtuesja e emisionit “Tempora”, Sonila Meço udhëtoi drejt Kosovës, Deçanit, në këtë ditë të rëndësishme, ku zhvilloi një intervistë me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

Të lidhura

None found

Një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që pasoi me një karrierë të rëndësishme në politikë, rrëfen kujtime nga lufta kundër ushtrisë serbe, ngjarje që kanë shënuar jetën e tij. Haradinaj e nis me një kujtim, ku tregon nisjen e luftës frontale në Deçan, që sipas “Rambos” ishte një nga epiqendrat e luftës.

Haradinaj: Kosova nuk është vetëm vetvetja, por e gjithë bashkëkombasve. Rruga jonë për liri ka pasur sakrificë të madhe, një pjesë e tyre janë dëshmorë. Me disa prej tyre jam rritur. Historia e kësaj vendvarreze është se në gusht të vitit 1998, tre bashkëluftëtarë të mij janë vrarë këtu në shkollën e fshatit. Kur mbyllëm ditën e luftimit nuk munda t`i lija trupat e tyre ashtu dhe shkova i mblodha me batanije sepse trupat ishin djegur nga predha. I kemi mbledhur, dhe i kemi sjellë këtu. Nga trupt e tyre dilnin insekte, të cilët mu ngjitën e mua. Pasi i solla trupat te varreza, kam vrapuar drejt lumit të lahem. Këtu ku ndodhemi ka qenë një nga epiqendrat e luftës. Këtu ka filluar në 24 mars 1998 lufta frontale dhe ka zgjatur deri në qershor.

të fundit

PS mbledh nesër Grupin Parlamentar, priten masa ndaj protestuesve të dhunshëm

Nesër në orën 09:00, Partia Socialiste mbledh grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri…

10 minutes ago

Dy makina përfshihen nga zjarri në Shkup, raportohet vetëm për dëme materiale

MPB njofton se janë djegur dy automjete në Shkup, ku janë regjistruar vetëm dëme materiale."Më 19.10.2026 rreth orës 01:20, nga…

11 minutes ago

Franca përfshihet nga protestat, Lecornu nuk përjashton gjendjen e jashtëzakonshme

Franca po përballet me një valë të fortë trazirash, ndërsa qeveria po shqyrton masa të reja për të frenuar dhunën…

15 minutes ago

Trump: Protestat në Europë lidhen me emigracionin, liderët të forcojnë kontrollin e kufijve

Donald Trump ka komentuar valën e protestave dhe trazirave në disa vende të Europës, duke ia atribuar tensionet politikave të…

15 minutes ago

Kriza financiare trondit Al Nassrin, Gerry Cardinale shqyrton blerjen e klubit të Ronaldos

Al Nassr, klubi ku luan Cristiano Ronaldo, po përballet me probleme të mëdha financiare, ndërsa në skenë ka dalë mundësia…

32 minutes ago

Muriqi po shkëlqen te Fenerbahçe: shtatë gola në tetë ndeshjet e para

Vedat Muriqi po kalon një periudhë shumë të mirë te Fenerbahçe, duke u shndërruar në njërin prej sulmuesve më produktivë…

32 minutes ago