Categories: Uncategorized

“I djeg se e shkarkuan”, De Biasi shuplakë Panuccit: E ka kujtesën e shkurtër, kthehem vullnetarisht te Shqipëria

Xhani De Biazi bëri historinë me Kombëtaren shqiptare, ku bëri një arritje shumë të madhe, siç ishte edhe kualifikimi në Europianin e

Trajneri italian në një prononcim të dhënë së fundmi është shprehur se kur Panuçi mori drejtimin e Shqipërisë, ai i dha disa këshilla, por thotë se vazhdoi me kokën e tij. Gjithashtu De Biazi tha se Kombëtarja është në duar të sigurta me Rejën, por shprehet se do të kthehej me gjithë qejf në rast largimi të trajnerit aktual.

“Jemi të mbyllur, për fat të mirë numri i vdekjeve është në rënie. Do shpresoja që kjo të nddhte më parë.

30 mjekë nga Shqipëria për Italinë? Mu bë shumë qejfi dhe u ndjeva krenar. Italia po kalon një situatë të vështirë. Prisja ndihmë nga shumë shtete të tjera dhe ajo na erdhi nga Shqipëria. Kjo tregoi edhe njëherë për lidhjen mes nesh.

Intervista e Panuçit se e krijoi grupin te Kombëtarja dhe Reja e mori të gatshëm? Nuk dua të hy në polemika të kota dhe të pavlefshme. Panuçi ka pasur edhe diçka që mua nuk më ka pëlqyer në të kaluarën, kur tha se e ngjiti kombëtaren më lart se mua, ndërkohë që e çoi nga vendi i 3-të në të 4-t. Ai ka kujtesën e shkurtër, më vjen keq që iku pas një ndeshje të kualifikuesve dhe kjo është ajo që i djeg nga aspekti profesional, ky është shpjegimi i vetëm.

Po unë para pandemisë, isha shumë afër një kombëtareje. Situata që jemi ndaloi gjithçka dhe shpresoj që më vonë të mos kenë ndryshuar mendje.

Kumbulla? Ide e mirë për të qëndruar te Verona. Patjetër që është një lojtar shumë i mirë. E kam piksur që para 5 vitesh kur ishte me Bushin. Tani ka shpërthyer duke treguar paraqitje shumë të mira dhe Reja është me fat që e ka atë në urdhrat e tij.cristian-panucci-giani-de-biasi

Rikthim te Shqipëria? Për momentin Shqipëria nën drejtimin e Rejës është në duar të sigurta. Ndoshta në të ardhmen kur të largohet Reja unë do të kthehesha me gjithë qejf vullnetarisht.

Në momentin e parë kur erdhi Panuçi, unë u përpoqa t’i jepja këshilla nga eksperienca, duke i dhënë këshilla, pas periudhës së kaluar me Kombëtaren. Pashë se pas 2 muajve ai vazhdoi me kokën e tij. Ku gaboi Panuçi? Nuk e di ku ka gabuar, ai bëri punën e tij.

Rifillimi i stërvitjeve? Është e kuptueshme se Lotito dëshiron të fillojë stërvitja sepse Lacio po bënte një sezon shumë të mirë. Megjithatë nuk është kjo gjëja më e rëndësishme, pasi jeta është mbi gjithçka.”, u shpreh De Biasi për “Supersport”.

të fundit

Horoskopi 22 qershor, dashuria dhe profesioni, zbuloni surprizat e yjeve

Dashi Nuk do të jeni shumë të kujdesshëm dhe do e keni kokën mes reve, gjë që do ju rrezikojë…

2 hours ago

Kodrat e Cakranit në flakë, zjarri del jashtë kontrollit nga djegia e mbetjeve bujqësore, zjarrfikësit në aksion

Kodrat e Cakranit janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune. Fatmirësisht nuk ka banesa përreth dhe nuk rrezikohen…

2 hours ago

Përshkallëzohet konflikti, Izraeli godet nga ajri depot e armëve dhe bazat ushtarake në Iran

Ushtria izraelite ka nisur një seri sulmesh ajrore në qytetin port jugor të Iranit, Bandar Abbas, duke synuar depo armësh…

3 hours ago

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

Blogerja e njohur Armina Mevlani ka reaguar pas spekulimeve në rrjete sociale për një shtatzëni të mundshme. Pas dyshimeve të…

3 hours ago

Rinumërimi i preferencialeve në Tiranë/ Alimehmeti me vota të shtuara, jo të vjedhura! Rekord për Ervin Hoxhën

Rinumërimi i kutive të votimit në qarkun e Tiranës nuk po shkon ashtu siç kanë pretenduar kryesisht kandidatët e partive…

3 hours ago

Digjet transformatori në një nënstacion elektrik në Lezhë, qindra banorë ngelen pa energji elektrike

Djegia e një transformatori në nënstacionin elektrik të Fushë-Kuqes ka lënë qindra banorë pa energji elektrike. Konkretisht banorët në Njësitë…

4 hours ago