Categories: Uncategorized

I dënuar për vjedhje dhe plagosje, si ra në pritën e policisë 34 vjeçari nga Tirana (VIDEO)

Policia e Tiranës ka arrestuar Edison Canajn i shpallur në kërkim, me precedent të theksuar kriminal, i dënuar për disa vepra penale.

34-vjeçari, i dyshuar edhe si autor i disa vjedhjeve të ndodhura më parë.

Të lidhura

None found

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë marrë informacione se një shtetas i kërkuar po lëviste në rrugën “Besim Alla”.

Pas disa orësh mbajtjeje nën kontroll të zonës, rreth orës 01:15 të mëngjesit të sotëm, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në rrugën “Besim Alla”, shtetasin e dyshuar i cili po tentonte të vidhte një motomjet me qëllim që të largohej.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Gjithashtu dyshohet se ky shtetas është autor edhe i disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë dhe vijon puna për dokumentimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

të fundit

Deklaratat tronditëse në SHBA: Djali i themeluesit të Hamasit u bën thirrje myslimanëve të largohen nga Amerika

Mosab Hassan Youssef, djali i një prej figurave themeluese të Hamasit dhe ish-informator i agjencisë izraelite të sigurisë Shin Bet,…

1 minute ago

Vladimir Putin: Ekziston një mundësi për marrëveshje paqeje, Uashingtoni dhe Pekini mund të luajnë një rol

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të enjten se ka ende  një shans për një marrëveshje paqeje me Ukrainën,…

2 minutes ago

Nga “Taranto 2026” drejt “Prishtina 2030”: Kosova merr stafetën e Lojërave Mesdhetare

Në ceremoninë mbyllëse të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, flamuri i Lojërave Mesdhetare iu dorëzua zyrtarisht Kosovës, duke shënuar kalimin e…

2 minutes ago

Cindy Crawford me dedikim emocionues për Kaian në 25-vjetor: Të shoh sesi bëhesh grua është dhurata më e çmuar për mua

Cindy Crawford ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për të uruar vajzën e saj, Kaia Gerber, me rastin e 25-vjetorit…

6 minutes ago

96 ditë rezistencë pa lëkundje, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe paralajmërojnë kulmin më 7 e 12 shtator

Shqiptarët protestojnë prej 96 ditësh kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protesta nisi me organizimin e qytetarëve në sheshin Skëndërbej…

8 minutes ago

FIFA denoncon UEFA-n për një “fushatë shpifëse” ndaj Infantinos

Përplasja mes FIFA-s dhe UEFA-s ka marrë një tjetër kthesë, pasi institucioni botëror i futbollit e ka akuzuar UEFA-n për…

15 minutes ago