Policia Financiare Italiane ka goditur mëngjesin e sotëm një nga klanet më të fuqishme të mafias së Messinës me aktivitet në sektorin e lojërave të fatit e të basteve ilegale.
Operacioni i koduar “Last Bet” ka vënë nën sekuestrim pasurinë e sipërmarrësit Domenico La Valle me vlerë mbi 10 milionë euro.
Dëshmitë e disa mafiozëve bashkëpunëtorë të drejtësisë e hetimet dy vjeçare të Guardia di Finanza kanë zbardhur se ky sipërmarrës ishte pikë referimi i një prej klaneve më të fuqishme mafioze që vepronin në Messina, klani Trovato.
Në janar të 2019 ai është dënuar me 13 vjet heqje lirie për aktivitet mafioz , krim fiskal, dhunë private, përvetësim i paligjshëm me zhvatje e dhunë.
Sot një vit pas marrjes së dënimit, Autoritetet italiane kanë ekzekutuar urdhër sekuestrimin e pasurisë së tij, i favorizuar nga lidhjet e forta e mbrojtja teritoriale me klanin mafioz Trovato.
Ky sipërmarrës kishte nën kontroll biznesin e lojërave të fatit e të basteve ilegale në gjtihtë territorin e Messinës.
Dashi Dashuria: Sot marrëdhëniet e zemrës do të favorizohen nga një hënë pozitive dhe do ta hidhni veten në krahët…
Ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Interit dhe Barcelonës ka dhuruar një përballje dramatike, që përfundoi me fitore 4-3 për Interin,…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ftuar në “Report Tv” ka sqaruar deklaratën e tij referuar burrave me termin “çyryk”,…
Lituania dhe Letonia ia kanë ndaluar fluturimin mbi hapësirën e tyre ajrore të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sipas medias…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se është optimist se “shqiptarët do të ndahen nga e keqja e tyre”,…
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney konfirmoi se Presidenti Trump do të marrë pjesë në takimin e G7 në Kananaskis, Alberta…