Categories: Uncategorized

Arrestohet drejtori i bankës, i vodhi 30 000 USD klientit

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Bankieri”, duke arrestuar një 35 vjeçar i cili ka vjedhur një shumë parash në llogarinë rrjedhëse të një klienti.

Siç raporton abcnews.al, bëhet fjalë për 35 vjeçarin Florant Nako, i cili ka qenë drejtori i një filiali të një banke të nivelit të dytë në Tiranë.

Të lidhura

None found

35 vjeçari e ka kryer vjedhjen katër muaj më parë dhe më pas është larguar nga detyra duke shkuar në SHBA. Që kur është konstatuar vjedhja ai është mbajtur nën vëzhgim nga agjentët e policisë deri në arrestimin sëfundmi.

Dyshohet se ai ka ndërhyrë edhe në llogari të tjera, megjithatë policia është duke kryer procedurat e nevojshme për verifikimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të ish-drejtorit.

Njoftimi i policisë
Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor është bërë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Bankieri”, në kuadër të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. N., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor i një filiali të një banke të nivelit të dytë, ka vjedhur në llogarinë rrjedhëse të një klienti, një shumë prej 30.000 dollarësh amerikanë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” .

të fundit

SHBA-ja paraqet plan të ri për sigurinë e Europës dhe garancitë për Ukrainën

SHBA-ja prezantoi një plan të ri për sigurinë evropiane dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën. [...]Read More...

5 seconds ago

Kurti u kërkon policëve të rinj të shërbejnë me integritet dhe profesionalizëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës…

1 minute ago

Diplomon gjenerata e 63-të e Policisë së Kosovës; Haxhiu u kërkon kadetëve të mbrojnë qytetarët

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përgëzuar gjeneratën e 63-të të Policisë së Kosovës, e cila diplomoi sot,…

2 minutes ago

Ivan Balliu mbyll karrierën me Shqipërinë, nga U16 e Spanjës te pjesëmarrja në “EURO 2024

Në prononcimin për mediat ditën e sotme, trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, bëri të ditur si mbrojtësi shqiptar, Ivan Balliu…

5 minutes ago

Feijoo paralajmëron largimin e Spanjës nga bashkëorganizimi i Botërorit 2030 nëse finalja luhet në Marok

Alberto Nunez Feijoo, kandidati kryesor për kryeministër të ri të Spanjës, ka kërcënuar se vendi i tij mund të tërhiqet…

5 minutes ago

U arrestua për vrasjen e dyfishtë në Greqi/ Nikolin Pali kërkohej edhe nga Interpol Tirana, në pranga dhe partnerja 41-vjeçare

Nikolin Pali, 43-vjeçari shqiptar i arrestuar në Greqi pas gjashtë vitesh në arrati për një vrasje të dyfishtë, rezulton të…

12 minutes ago