Një vajzë 7-vjeçare kishte shkuar për të bërë një skaner të kokës mëngjesin e sotëm në një klinikë private në Kosovë, por fatkeqsisht ka humbur jetën.
Familjarët të viktimës T.H., dyshojnë se mbesa e tyre ka ndërruar jetë nga mbi doza e anestezisë. Policia ka konfirmuar këtë rast si vdekje të dyshimtë, duke shtuar se janë duke punuar që të zbardhen rrethanat e vdekjes.
KosovaPress ka kontaktuar me familjarët e viktimës për të mësuar detaje lidhur me rastin. Xhaxhai i saj, i cili ka folur në kushte anonimiteti ka treguar se mbesa e tij ka vdekur si shkak i mbi dozës së anestezionit.
“Vajzën e kanë dërguar prindërit e saj sot në një ordinancë private në lagjen Ulpiana për të bërë rezonancë magnetike. Ne dyshojmë se ka vdekur si pasojë e mbi dozës së anestezionit. I kanë dhënë fillimisht por gjatë kohës sa ka qenë duke e bërë rezonancën ajo është zgjuar dhe pastaj i kanë dhënë mbi dozë. Është dërguar në Klinikën Emergjente, dhe për tri orë është provuar që të kthehet në jetë, por pa sukses”, ka treguar ai.
Ndër të tjera, ai ka njoftuar se rasti është lajmëruar edhe në polici dhe se është njoftuar edhe prokurori. Ai ka treguar se trupi i të miturës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Vdekja e vajzës është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Policia këtë rast po e konsideron të dyshimtë.
“Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë është hapur një rast Vdekje e dyshimtë. Viktimë në këtë rast është një femër (e mitur). Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, ndërkohë që me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë ajo.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…