Categories: Uncategorized

HOROSKOPI/ Si do të nisë java për të lindurit e çdo shenje

Dashi
Ritmet sa vijnë e bëhen më marramendëse, por bashkë me to rritet dhe stresi i përditshëm, prandaj se bëni ndonjë ndalesë “sa për të marrë frymë”? S’është keq. Përplasje të vogla me dikë.

Demi
Sot është Mërkuri ai që me ndikimin e tij mund t’ju bëj të vetëdijshëm jo vetëm për aftësitë tuaja, por edhe për rolin drejtues që ju takon të merrni në sferën tuaj. Interesant edhe erosi.

Binjakët
Përsëri ju këshillohet të jeni sistematikë në punën tuaj dhe të mos lini të akumulohen problemet në vijim. Një Hënë “zevzekë” bën që edhe ju të jeni shumë pak të komunikueshëm sot.

Gaforrja
Mërkuri vazhdon të jetë “në opozitë me ju” prandaj edhe sot nuk do ta keni aspak të lehtë punën në shumë aspekte. Dikush përpiqet t’ju fusë në grackën e rivalitetit, prandaj kini kujdes.

Luani
Harmonia e Marsit me Afërditën përveç se ju bën të jeni më të afrueshëm, më të hapur ndaj të tjerëve, ju jep edhe energji të reja. Forma e mirë fizike është në një linjë me gjendjen e mirë shpirtërore.

Virgjëresha
Nëse duhet vërtet të tregoheni të rezervuar në një aspekt, këtë duhet ta bëni në dashuri, pasi një hap i hedhur pa menduar mund të përmbysë gjithçka. Kujdes, merrni gjërat më seriozisht

Peshorja
Një kuadër yjor përgjithësisht pozitiv nuk do të thotë aspak se duhet të shpenzoni pa kriter para dhe energji. Dikush mundohet t’ju diskreditojë, por keni miq të mirë që ju mbrojnë. Mirë shëndeti.

Akrepi
Tashmë që marsi nuk është më “nëpër këmbë” jeni shumë më të lirshëm për të vepruar, aq më tepër që Mërkuri favorizon pikërisht aftësitë tuaja krijuese. Mbrëmje interesante në planin afektiv.

Shigjetari
Nuk do të mungojnë mundësi mjaft të mirë në fushën e punës, por me Afërditën dhe Hënën në harmoni si rrallë herë, sot do të jeni më të prirur për t’u marrë me “plagët e zemrës”.

Bricjapi
Hëna në një pozicion aspak të përshtatshëm sot për ju, jo vetëm që ju bën nervozë, por mund të ndikojë keq edhe në gjendjen tuaj shpirtërore, prandaj evitoni rënien në pesimizëm.

Ujori
Në përgjithësi pritet një ditë e mirë për ju, pasi janë një sërë yjesh në anën tuaj, por kjo nuk do të thotë se duhet ta flini mendjen. Dikush mezi pret sa të shpërqendroheni për t’ju goditur.

Peshqit
Marsi dhe Afërdita në disharmoni mund ta ndërlikojnë në momente të caktuara ditën tuaj. Që gjithsesi pritet të ketë më shumë momente të mira sesa probleme. Raporte paksa të tendosura me partnerin.

të fundit

FIFA njofton se tri rregulla të reja do futen në Kupën e Botës për Klube

Kupa e Botës për Klube do të luhet nga 14 qershori deri më 13 korrik në Shtetet e Bashkuara të…

7 hours ago

Horoskopi 10 Qershor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Në këtë periudhë duhet të mendoni që të programonin jetën dhe të ardhmen tuaj. Jeni natyrë që entuziazmoheni lehtë,…

8 hours ago

“Paraburgimi mund të zgjatet minimalisht një vit”, Lala: SPAK pretendon se Veliaj ka drejtuar sulme ndaj prokurorëve nga qelia

Apeli i GJKKO-së vendosi sot ta rrëzojë kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për të fituar lirinë. Gazetarja Klodiana Lala në…

8 hours ago

“Askush nuk e priste që do të lirohej sot Erion Veliaj”, Baton Haxhiu analizon vendimin e gjykatës për kryebashkiakun

Gazetari Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, u shpreh se rasti i Erion Veliajt nuk…

8 hours ago

“Ku di respekt ti!”/ Përplasje e fortë mes Erandit dhe Andresas: Këtu jemi të gjithë njësoj

Një shkaka e bërë gjatë fundjaëvës në fermë ka shkaktuar zhurmë dhe përplasje të fortë mes fermerëve, e cila ka…

8 hours ago

Italia triumfon me rezultat komod ndaj Moldavisë

Italia ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Moldavisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.…

8 hours ago