Categories: Uncategorized

HOROSKOPI/ Një problem i pazgjidhur akoma ju krijon jo pak strese, përgatituni

Dashi

Përfitoni nga pozicioni i Mërkurit, i cili favorizon marrëveshjet, për të mbyllur një kontratë të re apo edhe për të ndërmarrë një iniciativë. Hëna në një orbitë të pafavorshme ju bën melankolike.

Demi

Do të keni shumë ide për të parashtruar, por edhe shumë mënyra për t’i shfrytëzuar, por për këtë duhet t’u imponoheni eprorëve. Nuk ju lejohet më të hidhni hapa të gabuara në aspektin ekonomik.

Binjakët

Sot Hëna në “opozitë” me ju do të bëjë të jeni nervozë e për pasojë të nervozizmit gabimet në vlerësimin e gjërave do të jenë më të pranishme. Nëse dëshironi të evitoni “përplasje” mundohuni të kontrolloni impulsivitetin tuaj.

Gaforrja

Mund të përforconi pozitat tuaja jo vetëm në shoqëri, por edhe në sektorin ku punoni, duke përfituar (për këtë i keni të gjitha aftësitë) nga një rast i mirë që do t’ju paraqitet. Jeni disi nënvleftësues ndaj partnerit.

Luani

Me një kuadër yjor kaq të favorshëm, nuk do ta keni aspak të vështirë të korrni suksese në të gjitha fushat. Do të jeni tepër energjikë në punë dhe shumë pasionalë në dashuri. Një miqësi e re në horizont.

Virgjëresha

Jo gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve tuaja, e kjo ndoshta do të ju dëshpërojë disi, por nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar. Në fushën sentimentale gjërat do të shkojnë më mirë nëse tregoheni tolerantë.

Peshorja

Edhe pse sot Mërkuri e Marsi mund janë në kontrast në përgjithësi dita do të jetë mjaft e mirë dhe ndonjë moment tensioni të vogël do ta eliminoni me komunikueshmërinë tuaj. Sodisfaksione profesionale.

Akrepi

Qielli juaj nuk është edhe aq pozitiv, por megjithatë, falë aftësive tuaja të rralla për të dalë nga situatat edhe sot do t’ia dilni mbanë, ndonëse edhe për këtë do të ketë një kosto. Kujdes me shpenzimet!

Shigjetari

Me Mërkurin dhe Uranin pozitiv në shenjë, dita e sotme jo vetëm që do të jetë e mirë në përgjithësi, por do t’i japë një shans të madh krijueshmërisë suaj. Një njohje e tre mund të shënojë fillimin e një pasioni të ri.

Bricjapi

Një problem i pazgjidhur akoma ju krijon jo pak strese, por nëse e shihni dhe e shqyrtoni problemin nga një këndvështrim tjetër, atëherë do të zbuloni se ka zgjidhje shumë më optimale. Mirë shëndeti.

Ujori

Sot të gjitha energjitë tuaja duhet të jenë orientuar nga fusha profesionale, pasi është një kuadër yjor, me Jupiterin dominues, që favorizojnë së tepërmi këtë aspekt. Edhe në planin sentimental jeni joshës.

Peshqit

Me Hënën në një pozicion shumë të favorshëm, sot do të keni një aleat më shumë si në fushën profesionale, ku priten ndryshime pozitive, ashtu edhe në atë sentimentale. Ruhuni nga ata që ju hiqen si miq.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

5 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

6 hours ago