Categories: Uncategorized

HOROSKOPI/ Do të përballeni me probleme të vogla me një koleg, guxoni

Dashi

Hëna do të ketë ndikim të favorshëm dhe në dashuri duhet të kuptoni se kush është në anën tuaj dhe kush jo. Sa i takon punës, pavarësisht tensioneve të muajve të fundit, do të jeni gati për të pritur mundësi të reja.

Demi

Ju pret një e hënë disi e vështirë. Hëna do të ketë ndikim të kundërt dhe në dashuri do të përballeni me probleme, duke përjetuar momente tensioni. Sa i takon punës, dita do të nisë në mënyrë konfuze, por do të përmirësohet ndjeshëm.

Binjakët

Hëna do të jetë në shenjën tuaj dhe dashuria paraqitet mjaft e favorshme. Mundohuni që të zgjidhni brenda së hënës, një problem të mbetur pezull. Sa i takon punës, ka ardhur momenti që të qetësoheni, pasi dita parashikohet mjaft e lodhshme.

Gaforrja

Ata që kanë një lidhje dhe nuk janë të kënaqur, duhet të guxojnë për të bërë një kthesë. Sa i takon punës, do të përballeni me probleme të vogla me një kolegun/en tuaj. Kjo situatë do të bëjë që të rigjeni besimin në vete dhe në aftësitë tuaja.

Luani

Ndjenjat do të jenë mjaft të forta gjatë kësaj dite. Do të jetoni një periudhë pozitive në dashuri. Sa i takon punës, mendonit se kishit një angazhim të sigurt, por nuk do të jetë kështu. Kjo gjë do të bëjë që të humbni kohë dhe të jeni të paduruar.

Virgjëresha

Venusi do të jetë në shenjën tuaj me kalimin e ditëve. Në dashuri keni nevojë për konfirmime. Ndërsa në punë gjatë pasdites, do të përballeni me një pengesë.

Peshorja

Në dashuri, në raport me ditët e fundit, do të jeni më optimist. Problemet në çift duhet ti përballoni me vendosmëri. Ndërsa në punë do të keni dëshirë që të mendoni për projekte të reja. Nga ana tjetër do e keni të vështirë që të përballeni me një partner/e të besueshëm.

Akrepi

Kujdes në dashuri, mos bini pre e provokimeve. E hëna do të jetë disi e veçantë. Sa i takon punës, mundohuni që të ruani qetësinë dhe të mos humbni përqendrimin. Bëni mirë që të mbështesni dhe të besoni në idetë tuaja.

Shigjetari

Në dashuri ju pret një ditë interesante. Nëse duhet të flisni për tema “të nxehta”, ose të zgjidhni një problem, bëjeni sot, shkruan noa.al. Sa i takon punës, pavarësisht tensioneve, do të arrini të siguroni mundësi të reja.

Bricjapi

Ju pret një ditë interesante sa i takon ndjenjave, sidomos ata që janë të konsoliduar në lidhje. Venusi do të hyjë në shenjën tuaj me kalimin e ditëve. Sa i takon punës ju pret një ditë me zgjedhje të rëndësishme, ku mund të arrini një kompromis me leverdi.

Ujori

Hëna dhe Venusi do të jenë në pozicione të kundërta, duke sjellë vështirësi në dashuri. Sa i takon punës do të hasni në momente tensioni, por bëni kujdes që të mos shkatërroni një marrëdhënie profesionale, për shkak të humorit tuaj të keq.

Peshqit

Kush po kalon një krizë në çift, ndoshta duhet të vendosë që të mos e zgjasë shumë raportin. Në punë, do të keni mundësi të reja, ndonëse ju jeni të inatosur me një person i cili ju ka shkaktuar probleme.

të fundit

Kryeministri Rama mesazh urimi për besintarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

6 minutes ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

13 minutes ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

41 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

59 minutes ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

1 hour ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

1 hour ago