Categories: Uncategorized

Hodhi në erë portin e Beirutit, çfarë është nitrati i amonit dhe pse njihet si armë e varfër

Më shumë se 100 të vdekur, shumë të humbur, më tepër se 4 mijë të plagosur dhe dëme kolosale materiale. Ky është bilanci i shpërthimit të frikshëm në Bejrut pasditen e djeshme.

Shpërthimi ndodhi në zonën e portit dhe lënda plasëse që shkaktoi dëmin kolosal është 2 700 ton nitrat amoni.

Por çfarë është nitrati i amonit dhe çfarë e bën atë kaq të rrezikshëm?

Nitrati i amonit konsiderohet si një nga elementët bazë për ekstremistët në të gjithë botën në realizimin e atentateve vdekjeprurëse, shkruan abcneës.al.

Lexo edhe: Nga Izraeli tek Hezbullahu dhe incidenti fatkeq: Dyshimet pas shpërthimit të frikshëm në Beirut
Një element i domosdoshëm për të krijuar atë që njihet si “arma e varfër”.

Nitrati i amonit është i mirë dhe i domosdoshëm për të ushqyer tokën me qëllim rritjen e bimëve në të. Por bëhet i rrezikshëm kur përzihet me substanca të tjera.

Është akoma më vdekjeprurës – sipas ekspertëve – nëse hyn në kontakt me karburantet.

Për momentin hipoteza zyrtare flet se ka qenë pikërisht ngarkesa e madhe e sekuestruar ngë një anije disa vitë më parë që shkaktoi shpërthimet në zemër të Bejrutit.

Më vonë do të mësohet pse dhe për faj të kujt.

Gjithnjë nëse e vërteta nuk do të jetë shumë e sikletshme. Pas pamjeve të publikuara, në kujtesë vijnë dhe shpërthime të tjera të frikshme.

Për shembull ato të konfliktit sirian: fraksionet në luftë gërmojnë tunele poshtë vendqendrimeve armike, i mbushnin me përzierje të tilla dhe i hidhnin në erë shumë lehtë.

Vala shokuese e shpërthimit që zhduk gjithcka brenda pak sekondash, të kujton autobombat, të drejtuara nga atentatorë vetëvrasës, nga Iraku në Afganistan.

Në pjesën më të madhe të këtyre episodeve ishte dhe është ende nitrati i amonit, i bashkuar me lëndë shpërthyese, naftë dhe përbërës të tjerë.

Ekspertët e grupeve ekstremiste kanë mësuar t’i përdorin, kanë shkëmbyer informacione me njëri tjetrin, duke i përditësuar dhe perfeksionuar.

Është një armë e varfër, e cila mund të krijohet thjesht duke marrë përbërësit në tregjet normale.

Terroristët kur nuk mund të kenë eksploziv tjetër përdorin këtë formulë, jo vetëm në Lindjen e Mesme.

Për masakrën e Oklahomës në 1995-ën, supremacistët përdorën këtë zgjidhje kriminale duke mbushur një kamion, të cilin më pas e hodhën në erë poshtë zyrave federale.

Dhe separatistët baskë te ETA e kishin në arsenalin e tyre.

Në Europë, pikërisht për të reduktuar rreziqet, përdoren fertilizues më të lehtë, një kundërmasë që ka shtyrë atentatorët të kërkojnë alternativa të tjera, me përbërës që mund të gjenden lirisht në treg.

të fundit

Zbulohen lidhjet e Arkend Ballës me Troplinët/ Punësimi i deputetit të PS te kompanitë e hetuara nga Antimafia

Një CV minimaliste apo normale për një të ri, i cili në plan të parë, të jep premisat për të…

4 hours ago

Horoskopi 26 qershor, ndryshime të mëdha në rutinën tuaj, çfarë parashikojnë yjet

Dashi Dashuria: Mos i kushtoni shumë vëmendje formës, por mbani në mend substancën, ajo që ju nevojitet është një person…

5 hours ago

Barcelona e ndjek Marcus Rashford, Flick e pëlqen shumë, por marrëveshja mbetet e komplikuar

Pavarësisht se Barcelona është shumë pranë transferimit të Nico Williams nga Athletic Bilbao, trajneri Hansi Flick mbetet një admirues i…

5 hours ago

Berlini ndërpret financimet për OJQ-të në Mesdhe që merren me shpëtimin e emigrantëve

Berlini ka ndaluar financimin për OJQ-të aktive në Detin Mesdhe. Ministria e Jashtme gjermane deklaroi se qeveria “nuk planifikon të…

5 hours ago

Nico Williams drejt Barcelonës është ende në rrugën e duhur – Athletic Bilbao nuk mund ta bllokojë transferimin

Nico Williams është shumë pranë kalimit te Barcelona këtë verë, raporton e përditshmja katalanase Sport. Anësori i Athletic Bilbao ka…

5 hours ago

Arkend Balla deputet, Rama leje ndërtimi për hotel luksoz Visit të Pojës

Nëse do ta lëmë pak mënjanë Arkend Ballën yllin e ri të Partisë Socialiste, e do të mbetemi në të…

5 hours ago