Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arritën, me ndërmjetësimin e Presidentit Donald Trump, një marrëveshje historike paqeje që do të çojë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve të Lindjes së Mesme.
Sipas marrëveshjes, Izraeli pranon të pezullojë zbatimin e sovranitetit në zonat e Bregut Perëndimor për të cilat kishte diskutuar aneksimin, thanë zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë. Marrëveshja e paqes është produkt i diskutimeve të gjata midis Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat u përshpejtuan kohët e fundit, thanë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.
Marrëveshja u nënshkrua përmes një telefonate të enjten mes Presidentit Trump, kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Sheikut Mohamed Bin Zayed, princi i kurorës së Abu Dhabit.
Zyrtarët thanë se marrëveshja është e para e këtij lloji që kur Izraeli dhe Jordania nënshkruan një traktat paqeje në vitin 1994. Ajo gjithashtu shënon për Presidentin Trump një sukses në politikën e jashtme, ndërkohë që ai është në garë për t’u rizgjedhur më 3 nëntor.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se këshilltari i lartë i Presidentit Trump, Jared Kushner, ambasadori amerikan në Izrael David Friedman dhe i dërguari në Lindjen e Mesme Avi Berkowitz u përfshinë ngushtësisht në negociatat për marrëveshjen, po ashtu edhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien.
Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga të tre vendet thuhej se të tre udhëheqësit kishin “rënë dakord për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”.
“Ky hap diplomatik historik do të avancojë paqen në rajonin e Lindjes së Mesme”, thuhet në deklaratë. Delegacionet nga Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të takohen në javët e ardhshme për të nënshkruar kontrata dypalëshe në lidhje me investimet, turizmin, fluturimet direkte, sigurinë, telekomunikacionin dhe çështje të tjera, thuhet në deklaratë.
Dy vendet pritet që së shpejti të shkëmbejnë ambasadorë e të kenë përfaqësi diplomatike./VOA
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…