Gjykata e Durrësit ka dhënë vendimin për 7 adoleshentet e arrestuar për përdhunimin e të miturës ne Kavajë.
Gjyakata ka vendosur t’i mbyllë në qeli adoleshentët e akuzuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur një vit më parë.
Adoleshtentet e shantazhonin me video që e mitura të kryente marrëdhënie edhe me djem të tjetër, në mënyrë që i dashuri i saj te mblinte lojra ne internet.
Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik nisi në fillim të muajit tetor të 2018-ës, në një kohë kur e mitura 13 vjecare, e cila më pas do të përjetonte disa muaj abuzim seksual dhe psikologjik, vendosi të ndihmonte shokun e shkollës për një detyrë.
Ajo i dërgoi përmes internetit një fotografi të detyrës që kishte punuar për të, por djali, i cili më pas do të bëhej edhe i dashuri i saj, duket se kishte plane të tjera. 14-vjeçari arriti ta bindë vajzën të lidhet me të, dhe në ditën e tij të lindjes, i kërkoi si dhuratë të kryenin marrëdhënie seskuale.
E gjitha kjo u filmua në një video që qarkulloi mes nxënësve të shkollës “Rilindja” në Kavajë. Në kë histori u përshinë 7 nxënës, të cilët abuzuan seksualisht me 13-vjeçaren, duke e detyruar atë përmes shantazhit të videos së filmuar gjatë kohës kur ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me të dashurin e saj.
Vendimet:
Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin L. M, për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 10 vjet burgim.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim.
Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit 01.03.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.
Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin E. M, për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 7 vjet e 6 muaj burgim.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimi
3. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin F. M., për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 5 vjet burgim.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet e 4 muaj burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.
4. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin K. M. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.
një foto të vetën teksa është me plis në kokë dhe shkruan: “Suksese djema, dalshit faqebardhë”. Rikujtojmë që sfida kundër…
Shqipëria është nikoqire e Serbisë për ndeshjen që zhvillohet në kuadër të fazës kualifikuese për në Kampionatin Botëror që mbahet…
Ditën e diel moti parashikohet me mot të qëndrueshëm, orë të plota me diell, pa përjeshtaur vranësira të pakta kalimtare…
Vetëm pak orë na ndajnë nga starti i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.…
Teksa nuk na ndajnë shumë nga ndeshja Shqipëri-Serbi, tifozët kuqezi kanë provokuar me një banderolë. Një grup tifozësh, janë ngjitur…
Arbnor Muja ka bërë një postim shumë të veçantë pak para duelit me Serbinë. Sfidë kjo që do të luhet…