Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është nisur nga aeroporti i Rinasit për në Hagë ku ditën e nesërme pritet të përballet me akuzat e ngritura nga Gjykata Speciale me dyshimet se ka kryer krime lufte.
Pas dorëzimit të aktakuzës kundër tij, Thaçi nisi udhëtimin për në Hagë, atje do të intervistohet të hënën si ish-drejtor politik i UÇK-së, dhe do të mbrohet nga avokati kroat, Luka Misetiq. Avokati Misetiq, që ka përvojë në mbrojtjen e pjesëtarëve të luftërave të Jugosllavisë, pritet të jetë avokat i presidentit Hashim Thaçi gjatë proceseve në Hagë.
None found
Ndaj presidentit Hashim Thaçi, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë, për të cilën ka njoftuar publikisht dy javë më parë.
Aktakuza nuk është konfirmuar akoma, ndërsa, sipas njoftimit të ZPK-së, Thaçi, që ishte drejtor politik i UÇK-së, akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Presidenti Thaçi, më parë nuk e ka pranuar se është intervistuar ndonjëherë nga prokurorët e Hagës.
Kujtojmë se më 27 qershori ishte përcaktuar një takim i nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë mes Thaçit, homologut të tij Serb Aleksandër Vuçit dhe 2 kryeministrave të vendeve përkatëse me prezencë të ambasadorit Richard Grenell e zyrtarëve të tjerë të lartë të Pentagonit. Ky takim u pezullua teksa kreu i shtetit dhe kryeministri Avdullah Hoti ishin në mes të rrugës, e shkak u bë publikimi i aktakuzës nga Gjykata speciale.
Thaçi nuk është zyrtari i parë që thirret nga Haga ndërsa është i pari që shkon me kostumin e zyrtarit më të lartë të Kosovës, ndërsa në orët në vijim pritet të ketë detaje rreth kësaj çështje të rëndësishme jo vetëm për Kosovën por për gjithë Rajonin e më gjerë.
Kategoria e ParëKanë nisur pjesët e parë të5 ndeshjeve të Kategorisë së Parë, ku fokusi si gjithnjë është tek kryesfida…
Granit Dervisholli nuk është më trajner i Trepçës ’89, pasi ka vendosur të japë dorëheqje nga kjo pozitë pas humbjes…
Bolivia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shkallë kombëtare për shkak të pasojave të fenomenit klimatik El Niño, i cili…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar fotografinë e kutisë së kuqe të mbushur me euro, e cila është…
Tirana - Egnatia TIRANA 0-0 EGNATIA “Abssinet Superiore”: Java 10-tëStadiumi: “FK Vora”Arbitër: Erjon Bylykbashi FORMACIONET ZYRTARE:TIRANA: Bekaj; Colley, Krymi, Myslovic, Vogli, Kis,…
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se që nga ardhja në pushtet e qeverisë aktuale, në territorin…