Categories: Uncategorized

Hajdari reagon pas shkarkimit: Jam Rudina e Azemit, nuk bëhem pjesë e pazareve

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar pas vendimit të grupit parlamentar demokrat për ta shkarkur si kryetar dhe për të zgjedhur në vend të saj Myslim Murrizin.

Gjatë fjalës së saj në parlament, Hajdari akuzoi kolegët e saj opozitar se po tentojnë të bëhen pjesë e pazareve për të përfituar diçka nga lokma e pushtetit.

Të lidhura

None found

” Teatri është Godinë e Shenjtë dhe duhet ruajtur. Përpos kësaj, kam ardhur të diskutoj një gjë tjetër. Kam ardhur të flas për diçka tjetër, sepse sapo më erdhi lajmi. Dje në Këshillin Politik u diskutua ndryshimi i sistemit.

Sot, kauza më me vlerë është kauza për ndryshimin e sistemit. Ky parlament kalon ligjet, dhe pas tyre, fshihen deputetë që ka biznesmenë pas tij, dhe ka një ministër që duan të shesin prona. Taksat e qytetarëve shqiptarë janë për këto pazare.

Skena politike sot është shndërruar me këta politikanë që kanë pas vetes një të fortë, një narkobiznesmen, e ka edhe nga ata që duan një llokmë të kësaj gjëje.

Unë s’bëhem kurrë pjesë e kësaj opozite, e këtyre pazareve. më kanë thënë, Rudin kështu bëhet politika me pazare. Jo mor jo, politika nuk bëhet me pazare. Është e rëndësishme që ky parlament të ketë njerëz që përfaqësojnë. Të mbarojë njëherë e mirë kjo mënyrë e shpifur. Unë s’do të jem kurrë mashtruese.

Unë s’do të dal kurrë mashtruese dhe me shumë para. Edhe pse do të kem shumë shkopinj nën rrota dhe njerëz që do të më luftojnë, por ama dijeni mirë, se shqiptarët do ngrejnë sytë dhe do më shohin dhe do e dinë që unë quhem Rudina Azem Hajdari. (duartrokitje)“, tha Rudina Hajdari.

të fundit

Tahiraj accuses PDK of hypocrisy over Special Court: you are playing power games

Veprimtari Saim Tahiraj ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës lidhur me qëndrimet e saj për Gjykatën Speciale, duke e akuzuar…

3 minutes ago

Responsibility for The Hague: former soldier Hafir Hoxha demands accountability from institutions

Ish-ushtaraku Hafir Hoxha ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, duke ngritur pikëpyetje për përgjegjësinë…

3 minutes ago

MINTI launches ‘Gift Made in Kosova’ campaign to promote local products

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka lansuar kampanjën “Dhuro Made in Kosova”, me qëllim të promovimit të produkteve…

4 minutes ago

Protest outside the Ministry of Education/ police form security cordon, prevent road blockage

Këtë të shtunë, studentë dhe qytetarë janë mbledhur në protestë para Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, ku kërkojnë…

4 minutes ago

VIDEO/ Driblim elegant dhe përfundim vrastar: sulmuesi i Shqipërisë shpërthen në Turqi

Goli i Taulant SeferitNdërsa po luhet pjesa e dytë e ndeshjes Kayserispor – Sariyer, 3-0, e vlefshme për javën e…

8 minutes ago

Man City ngec ndaj Fulhamit dhe shkon katër ndeshje pa fitore

Manchester City është ndalur me barazim 1-1 ndaj Fulhami në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Ligën Premier.Ekipi…

8 minutes ago