Categories: Uncategorized

Hajdari me tone të forta: T’i rrimë larg pazareve

Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari ka folur për mediat pas dakordësisë së arritur sot mes palëve në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore.

Sipas saj, cështjet për të cilat u ra dakord janë fare të parëndësishme ndërsa tregon dy propozimet që bëri në këtë takim, duke i mëshuar ndryshimit të sistemit zgjedhor dhe ligjit që propozoi për referendum.

“Përvec propozimit të kahershëm që opozita parlamentare ka shtruar për ndryshimin e sistemit zgjedhor, sot propozuam ligjin për referendumet, ligj që i jep fuqi qytetarit që të kishte më shumë vendimmarrje, nëse do e kishim këtë sot nuk do kishim një teatër të shkatërruar, por në këmbë.

I bëj thirrje Bashës dhe PD që të mbështesin këto dy propozime se këto aspirojnë për një Shqipëri demokratike, i bëj thirrje se nuk duhet të rikthehet në krahët e Ramës,këto janë dy zgjedhjet e tij, o do mbështese këto dy propozime, sepse jo vetëm që mbështetet nga aktivistë, cdo demokrat, qytetarë të thjeshtë, ne duhet të ecim para dhe të mos kthehemi prapa dhe Basha e ka veti sa herë që ka vështirësi shkon të krahët e Ramës, këtë radhë mos e bëni, mos i zhgënjeni demokratët nuk është koha e pazareve dhe marrëveshjeve”- tha ajo.

Duke dhënë detaje nga tryeza e sotme ajo tha: Cfarë ndodhi sot ishte një dakordësi për cështje fare pa rëndësi, një fashë zgjedhore e re, përfaqësuesit e palëve në tryezë mu dukën si vajzat që tregojnë tiparet atmosferike, se duhet koha me më pak temperatura e kështu, kjo ishte e papranueshme, nëse ne ndryshojmë fashat e orarit të zgjedhjeve i mbyllin derën disaporës që vjen në qershor, këta heqin fashën kur shumë emigrantë vijnë në qershor për votime, ia mbyllim derën dy herë, unë nuk jam dakord.

Lidhur me dyfishimin e buxhetit ajo ka thënë se këto lekë vijnë nga taksapaguesit shqiptarë “dhe minimumi që bëjnë është të shpjegojnë pse duan dyfishim ti rrimë larg pazareve dhe ti japim shqiptarëve një gjë të vetme, o lista të hapura o të gjejmë mekanizëm që shqiptarët të zgjedhin me referendum”.

të fundit

Horoskopi 14 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…

5 hours ago

“Më doli dhelpra përpara”, 45-vjeçarja humb kontrollin e motorit dhe plagoset rëndë në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…

5 hours ago

“Nuk u intereson për popullin e Gazës”/ Netanyahu: Vrasja e udhëheqësve të Hamasit do t’i jepte fund luftës

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…

6 hours ago

I dashuruar kokë e këmbë, Gjiko zbulon si e bëri për vete Elitën: Gjëja më e veçantë, meriton të gjithë botën

I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…

6 hours ago

Ronela Hajati pëson ndryshimin drastik në peshë/ Tregon se sa kilogramë ka humbur

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…

7 hours ago

E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete në një taksi 57-vjeçarja kineze

Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…

7 hours ago