Categories: Uncategorized

Gruaja kishte telefonuar policinë teksa burri hidhet nga kati i tretë, çfarë ndodhi me familjen shqiptare

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në një familje shqiptare në Lenzburg. Burri 38-vjeçar eshte hedhur nga ballkoni në katin e 3-të dhe ka mbetur i plagosur. Lajmin e ben me dije blick.ch.

Më vonë, kanë dalë në dritë edhe detaje tjera: gruaja e 38-vjeçarit kishte telefonuar urgjencën në orën 16:00 pasdite dhe e ka njoftuar se burri e kishte goditur atë dhe njërin nga fëmijët, përcjell albinfo.ch. Policia kishte shkuar menjëherë në ndërtesën në fjalë.

Të lidhura

None found

Kur policia u takua në apartament me të dyshuarin për dhunë, ai fillimisht kishte pasur sjellje të qetë. Por, papritur, ai kishte kapur një thikë, të cilën e mbante afer qafes.

Edhe pse policët janë përpjekur ta qetësonin dhe të merrnin nën kontroll situatën për një kohë të gjatë, ai kishte shkuar në ballkon dhe duke e mbajtur ende thikën në dorë, ishte ulur në murin e ballkonit.

Ndërkohë që policët po bisedonin me të për minuta të tërë, ai papritmas ra poshtë. Për pasojë, kosovari ka pësuar lëndime të rënda, duke rënë nga lartësia prej gati tetë metrash.

Një autoambulancë e ka transportuar atë në Spitalin Kantonal Aarau, ku i eshte nenshtruar operacionit.

Gruaja dhe fëmijët kanë shpëtuar të padëmtuar. Ngjarja mbetet ende e paqarte, nderkohe qe zyra e prokurorit publik në Lenzburg-Aarau ka hapur një hetim penal.

të fundit

Saimir Korreshi publikon pamjet: Na hoqën mendjen me reformat në arsim, nxënësit në Thanë të Lushnjes mësojnë në kushte çnjerëzore (VIDEO)

Pamje të një gjendje të shkatërruar, janë publikuar nga ambientet e një shkolle në fshatin Thanë, njësia administrative Fiershegan, Bashkia…

8 minutes ago

Monika Kryemadhi bën deklaratën e papritur për Ilir Metën: Më linte të bëja çfarë të doja, jam penduar që…

Ish-kryetarja e LSI-së dhe ish deputetja, Monika Kryemadhi, ka folur për raportet me ish-bashkëshortin e saj, Presidentin e Partisë së…

32 minutes ago

Aksident në Maliq, raportohet për dy të plagosur

Këtë të premte, një aksident ka ndodhur në Maliq, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve paraprake, si…

41 minutes ago

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet për ish-deputetin Jurgis Çyrbja dhe dy të bashkëpandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme e Apelit,  ka konfirmuar vendimin e mëparshëm të shkallës së parë për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i…

1 hour ago

Berisha njofton datën për protestën e radhës kombëtare: Shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen më të fuqishme që ka njohur vendi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se në datën 8 maj do të jetë protesta e radhës e…

1 hour ago

Afera të tjera korruptive kanë dalë në dritë/ Berisha akuza Ramës: Me mandatet e tij bllokoi arrestimin e Ballukut dhe mbrojti veten

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot (24 prill) nga konferenca e radhës për shtyp, kryeministrin Edi Rama se…

2 hours ago